Qendra për Art Bashkëkohor refuzon largimin nga kompleksi «Emin Gjiku»

Prishtinë, 7 shtator – Menaxhmenti i qendrës për art bashkëkohor «Stacion» refuzon ta respektojë vendimin e Ministrisë së Kulturës për të liruar shtëpinë e gurit në kompleksin «Emin Gjiku» në Prishtinë. Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ditën e premte të javës së kaluar ka nxjerrë një vendim që detyron stafin e «Stacionit» ta lirojë objektin që e shfrytëzon tash e 5 vjet pa kurrfarë leje.

Zyrtarët e MKRS-së kanë përmendur si opsion për ndërhyrje edhe organet e rendit nëse nuk respektohet vendimi, përderisa tashmë kanë deponuar një shkresë në Ministrinë e Drejtësisë për të ngritur padi ndaj «Stacionit».

Sipas vendimit të MKRS-së, të nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Veton Firzi, stafi i Qendrës për Art Bashkëkohor «është i detyruar ta lirojë objektin shtëpia e gurit», shkruan sot Koha Ditore.

«Afati i fundit për lirimin e objektit në fjalë është me datë 07.09.2015 në orën 14:00», shkruhet në vendimin e MKRS-së. Në arsyetimin e dhënë në këtë shkresë MKRS-ja sqaron edhe mundësitë që Muzeu i Kosovës i kishte ofruar «Stacionit» për të shfrytëzuar legalisht objektin. Stafi i «Stacionit» nuk u ishte përgjigjur shkresave të Muzeut të Kosovës, duke ndërprerë komunikimin me zyrtarë të këtij institucioni. Në prill të këtij viti gazeta kishte raportuar se në bazë të raportit të Njësisë për Auditim të Brendshëm të MKRS-së, «Stacion», që udhëhiqet nga Albert Heta, tash e 5 vjet e shfrytëzon pa kontratë shtëpinë e gurit të kompleksit «Emin Gjiku». Një Komision i emëruar nga MKRS-ja kishte konstatuar se «Stacioni» nuk i ka përmbushur as gjysmën e obligimeve që kishte marrë në bazë të marrëveshjes për shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga janari i vitit 2007 deri në janar të vitit 2010. Marrëveshja që nuk është ripërtërirë kurrë edhe pse objekti kishte vazhduar të shfrytëzohej nga «Stacioni», ishte nënshkruar nga ish- drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri.

Drejtori artistik i «Stacionit», Albert Heta, ka thënë se nuk do ta lirojnë objektin që mbrohet me ligj si pronë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

»Vendimi i MKRS-së bazohet në shkresa të njëanshme që nuk kanë validitet. Në njoftim nuk specifikohet çka ndodh nëse ne refuzojmë. Ne e kemi refuzuar komunikimin menjëherë kur kanë filluar të vijnë shkresat dhe kemi kërkuar proces zyrtar që u përmbahet interesave të dy institucioneve», ka thënë Heta.