Që të më dëgjosh

Foto: Shutterstock



Që të më dëgjosh mua
fjalët e mia
zvogëlohu heras
si çapat e çafkave në plazh.

Gjerdani, këmbanë e dehur
për duart e tua të buta si rrush.

I shoh së largu fjalët e mia.
Por sa të miat të tuat janë.
I ngjitem vuajtjes sime të vjetër si dredhkëzat.

Ngjiten ato njësoj ndër muret e lagësht.
Je ti fajtore për këtë lojë mizore.

Dalin ato fluturim nga strofka im‘ e errët.
Gjithçka mbush ti, gjithçka mbush.

Para se të banoje vetminë që ke zënë,
dh’ato ishin mësuar më shumë se ti me trishtimin tim.
Pra dua që të thonë ty ç’dua të them
që të më dëgjosh si dua të më dëgjosh.
Er‘ e ankthit prap‘ i mban si përherë.Furtun‘ e ëndrrave heras i shkapet.
Dëgjon të tjerë zëra në zërin tim të dhimbshëm.
Ankim gojësh plaka, gjak lutjesh plaka.
Duamë mike. Mos më braktis. Ndiqmë.

Ndiqmë mike, në këtë tallaz ankthmalli
Por ngjyhen me dashurinë tënde fjalët e mia

Gjithçka pushton ti, gjithçka pushton.

Do t’i bëj të gjitha si gjerdan pa fund
Për duart e tua të bardha, të buta si rrush.

Përktheu: Maksim Rakipaj