«Qe pse» si përgjigje ironike për realitetin

I mbuluar me letra duket se i pastrehu është gati të flejë. Por, ia prish rehatinë një pako ku zënë vend shkronjat UN dhe EU.

Akronimi i Kombeve të Bashkuara dhe i Bashkimit Evropian nuk i bëjnë fare përshtypje. Bile personazhi i klipit, që në këtë rast është regjisori Kastriot Saqipi-Kaqa, e shqelmon pakon para një personi që urinon pranë murit, shkruan sot «Koha Ditore». Papritmas shqelmat dërgojnë kutinë tek disa të rinj që kërkojnë. Edhe ata e përplasin.

Shëtitjet e pakos shoqërojnë krejt videoklipin e këngës “Qe pse” me tekst, muzikë dhe interpretim të Dardan Shkrelit e orkestrim të rock-kitaristit veteran, Muhamet Veseli-Muha.

http://i0.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160611213838667.jpg?w=640

Loja me pakon duket sikur tregon se shqiptarët e Kosovës nuk e marrin asgjë seriozisht, e titulli i këngës «Qe pse» sikur konstaton arsyet për gjendjen e shoqërisë në shtetin më të ri të Evropës. Dhe atë për 3,5 minuta sa zgjat kënga.