Pyetje

Foto: Shutterstock



Shkruamë çfarë ke veshur? Ngrohtë apo thëllim?
Shkruamë si po rri. Butëzë je shtruar?
Shkruamë ç’pamje ke! Është e pandryshuar?
Shkruamë ç’të mungon! Mos vallë krahu im?

Shkruamë si po shkon! Të mërzisin thua?
Shkruamë ç’bëjnë ata! Ke guxim të mjaftë?
Shkruamë çfarë bën ti! Është punë e paqtë?
Shkruamë ç’po mendon! Mos vallë për mua?

Kuptohet kam pyetje e tjetër jo më
Ja ku po dëgjoj përgjigjet e tua
Dhe kur je e lodhur s’të sjell dot asgjë.

Dhe kur ke uri s’të jap gjë për të ngrënë
Si ikur nga bota, i tretur, i shkuar
A thua se ty më s’të kam ndër mënd.

Përktheu: Ardian Klosi