Punëtorët e «Pastërtisë» me bojkot kërkojnë rritje pagash në komunën e Ferizajit

Punëtorët e KUR «Pastërtia» në Ferizaj, të mërkurën nuk kanë dalë për të punuar, por kanë nisur një grevë me kërkesën për rritje pagash, ndërkohë që njësitë e kësaj kompanie nuk i kanë kryer punët e përditshme që kanë.




Punëtorët që kanë pranuar të flasin vetëm në kushte anonimiteti, kanë thënë se kjo është kërkesë reale e tyre dhe nuk kanë asnjë prapavijë politike lidhur me këtë grevë.

Punëtorët kanë kërkuar pagesën e një page në vonesë dhe rritje të saj në lartësi prej 100 eurosh. Ndërkohë që, drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Dukagjin Hetemi, ka thënë për gazetën të mërkurën se pas negociatave është arritur një marrëveshje me punëtorët dhe ata nga e enjtja do të vazhdojnë punën normalisht, por me një intensitet më të shtuar për mungesën që është shkaktuar të mërkurën, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.