Punësohen pa konkurs vajza e drejtorit të Arsimit dhe kushërira e kryetarit të Podujevës

Podujevë, 23 shtator –Drejtori i Arsimit i Podujevës, Avni Maloku, ka thënë të mos e ketë shkelur Ligjin me pranimin në punë të vajzës së vet dhe kushërirës së kryetarit të Komunës, Agim Veliu.




Edhe pse për asnjërën nuk kishte shpallur konkurs, ai thotë se nuk ka konflikt interesi në asnjërin rast, shkruan sot «Koha Ditore».

Ka thënë se këtë ia lejon Ligji punës. Për vajzën ka thënë se vetëm ia ka dhënë 10 orë në SHMT «Fan S. Noli», sepse ajo është e punësuar në gjimnazin «Aleksandër Xhuvani», ndërsa, për G. Veliu, kushërirën e kryetarit, thotë se e ka angazhuar përkohësisht në vendin e mësuesit që është i sëmurë.