Punë – për vete dhe për të tjerët




Mbi 400 persona angazhon zyra për punësim të përkohshëm Hello Personal në Cyrih për çdo vit. Biznesi i dy burrave të rinj shqiptarë mbush dhjetë vjet. Gjatë gjith kësaj kohe angazhimin social nuk e kanë lënë kurrë pas dore.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Lirim Idrizi dhe Muhamet Limani e kanë zyrën e tyre për punësim të përkohshëm – «Temporerbüro» – prej dhjetë vjetësh në të njëjtat lokalitete, në Cyrih. Çdo punëtori aty i takojnë rreth 40 metra katror. Po të merreshin edhe ‹punëtorët e huazuar›, atëherë puna do të vinte ngushtë.

Një biznes që ia vlen

Momentalisht zyra angazhon – më shumë ose më pak – 150 punëtorë; shtatë janë në shërbim të brendshëm, të tjerët janë krejt të ashtuquajtur punëtorë të huazuar. Hello Personal punëson më shumë se 400 njerëz në vit – si ‹temporë› ose fiks. Më shumë temporerë se fiks: Raporti është 80 me 20 për qind. «Ky është biznesi ynë bazë», theksojnë njëzëri menaxherët. Prej dhjetë vjetësh e vazhdojnë këtë biznes me sukses. Rreth 5’000 persona kanë ndërmjetësuar ata në karrierën e tyre afariste si zyrë punësimi. Në Bernë, Lucern, Argau… Para së gjithash në Cyrih, ky është rajoni i tyre operativ. «Këtu i njohim të gjitha firmat», thonë drejtorët. Kandidatët e tyre janë portugezë, turq, italianë, gjermanë, zviceranë… Shumica – megjithatë shqiptarë. Sikur ata vetë. Më së shpeshti aplikuesit përfundojnë në branshën e ndërtimtarisë. «Në fushën e tregtisë kemi ndërmjetësuar pothuajse vetëm vende pune fikse», vëren Lirim Idrizi.

Temporer nuk do të thotë punësim fiks, por assesi angazhim afatshkurtër. Tre vjet punon mesatarisht një temporer në një firmë. Kjo marrëdhënie pune mund të shkojë deri në nëntë vjet. «Njëri ka mbaruar para ca kohësh vitin e dhjetë si temporer në një firmë», pohojnë menaxherët. Ky lloj marrëdhënieje pune njerëzve shpeshherë u konvenon më shumë. Zyrës së punës – po se po. Kështu punëtorët fitojnë në disa bransha ndjeshëm më shumë, sesa fiks.

Punëtorë të mirë, punëtorë të këqij

Besueshmëria, përpikëria dhe interesi i treguar – e karakterizojnë një kandidat, të cilin Muhamet Limani dhe Lirim Idrizi do ta ndërmjetësonin menjëherë. «Diploma dhe përvoja e punës janë patjetër premisa të mira», thotë Muhamet Limani. Nëse ndonjëri e ka ndërruar shpesh punëdhënësin – ky është një sinjal i keq. «Këtu lypset kujdes!», porositin drejtorët.

«Pothuajse gjithmonë i konsultojmë punëdhënësit e mëparshëm të një kandidati», sigurojnë menaxherët. Një huqje në rekrutimin e punëtorëve mund të ketë pasoja. ‹Dënimi konvencional›, është një çështje në këtë zanat. Nëse punëtori – për shembull – nuk paraqitet në vendin e ndërmjetësuar të punës, atë e pret një dënim konvencional për dëmin material dhe të imazhit që e ka shkaktuar. «Kostoja e dënimit varet kryesisht nga funksioni i punëmarrësit», sqarojnë Idrizi dhe Limani. Për këtë, atij mund t’i ndalohet çereku i rrogës mujore. «Rrallë vjen puna deri këtu, por mund të ndodhë edhe kjo», tregojnë ata.

Provues të bekuar

Muhamet Limani dhe Lirim Idrizi janë partnerë që nga fillimi i ndërmarrjes së tyre në fushën e ndërmjetësimit të punës. Asnjëri nga ata nuk e ka kryer një shkollim të prerë për këtë biznes. Ata e kanë të njëjtën kombësi dhe moshë. Idrizi është shqiptar nga Maqedonia, Limani vjen nga Lugina e Preshevës. Që të dytë janë gjeneratë e ‘79-tës.

Muhamet Limani
Muhamet Limani

Muhamet Limani në Zvicër ka ardhur me një vit moshë, në kuadër të një bashkimi familjar. Në fillim ka kryer për karroceri veturash. «Ishte vështirë për ta gjetur një zanat, këtë e mësova për të mos ngelur pa kurrgjë», rrëfen ai. Më pas e ka ndjekur një shkollë tregtare. Katër vjet punoi në një zyrë ndërmjetësimi pune në Cyrih. Këtu e zbuloi një fole për një aktivitet, si i pavarur. Lirim Idrizi ka mësuar për tregti të imët. Si udhëheqës reparti dhe filiali në një biznes elektronik, ai e kishte përvetësuar një përvojë të vyeshme menaxhimi. «Nuk më kishte ngelur tjetër, përveç të qenët i pavarur», tregon Idrizi, i cili iu bashkëngjit shokut të tij pa dilema. Ai ka ardhur në Zvicër me dhjetë vjet moshë.

Lirim Idrizi
Lirim Idrizi

E përbashkët tjetër e tyre është edhe fakti që të dy e kanë nga një vajzë dhe nga një djalë. Ata nuk ua zbukurojnë vetëm jetën private. Vizatimet e vajzës në muret e zyrës së Idrizit u konkurrojnë pikturave të artistëve të afirmuar.

Jo vetëm të marrësh

«2014-ta nuk është një top-vit, por tregu i punës po funksionon mirë», referojnë drejtorët Limani dhe Idrizi. Ajo që e ka frenuar paksa një zgjerim të biznesit të tyre është konkurrenca jolojale. Ata, sipas menaxherëve, futen me çmime jorealiste në treg. «Prandaj, edhe shuhen shpejt, por dëmi atëherë ka ndodhur», është me keqardhje dyshja Limani dhe Idrizi. Në Cyrih ka rreth 300 zyra të tilla pune, prandaj një tjetër byro ‹shqiptare› atyre për momentin nuk u vjen në mend.

Edhe pse biznesi shkon mirë, vetëm të hyrat nuk i kënaqin Lirim Idrizin dhe Muhamet Limanin. Duhet angazhim shoqëror. Prej vitesh këta punëdhënës adhurues të sportit sponsorizojnë aktivitete të ndryshme sportive, kryesisht klube futbolli të komunitetit të tyre. FC Kosova, një klub futbollistik, që sivjet e feston jubileun e njëzetë, ka qenë i privilegjuari i Hello Personal-it.

Prej disa kohësh, ndërmarrja i përkrah juniorët e FC Affoltern. Ata kanë marrë komplet përsipër ndërresat e 400 lojtarëve. Afaristët kanë përkrahur edhe iniciativa të ndryshme humanitare. «Gjithmonë pa ndonjë interes», sigurojnë ata dhe shtojnë: «Këtë e bëjmë me kënaqësi!»Mbi 400 persona angazhon zyra për punësim të përkohshëm Hello Personal në Cyrih për çdo vit. Biznesi i dy burrave të rinj shqiptarë mbush dhjetë vjet. Gjatë gjith kësaj kohe angazhimin social nuk e kanë lënë kurrë pas dore.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Lirim Idrizi dhe Muhamet Limani e kanë zyrën e tyre për punësim të përkohshëm – «Temporerbüro» – prej dhjetë vjetësh në të njëjtat lokalitete, në Cyrih. Çdo punëtori aty i takojnë rreth 40 metra katror. Po të merreshin edhe ‹punëtorët e huazuar›, atëherë puna do të vinte ngushtë.

Një biznes që ia vlen

Momentalisht zyra angazhon – më shumë ose më pak – 150 punëtorë; shtatë janë në shërbim të brendshëm, të tjerët janë krejt të ashtuquajtur punëtorë të huazuar. Hello Personal punëson më shumë se 400 njerëz në vit – si ‹temporë› ose fiks. Më shumë temporerë se fiks: Raporti është 80 me 20 për qind. «Ky është biznesi ynë bazë», theksojnë njëzëri menaxherët. Prej dhjetë vjetësh e vazhdojnë këtë biznes me sukses. Rreth 5’000 persona kanë ndërmjetësuar ata në karrierën e tyre afariste si zyrë punësimi. Në Bernë, Lucern, Argau… Para së gjithash në Cyrih, ky është rajoni i tyre operativ. «Këtu i njohim të gjitha firmat», thonë drejtorët. Kandidatët e tyre janë portugezë, turq, italianë, gjermanë, zviceranë… Shumica – megjithatë shqiptarë. Sikur ata vetë. Më së shpeshti aplikuesit përfundojnë në branshën e ndërtimtarisë. «Në fushën e tregtisë kemi ndërmjetësuar pothuajse vetëm vende pune fikse», vëren Lirim Idrizi.

Temporer nuk do të thotë punësim fiks, por assesi angazhim afatshkurtër. Tre vjet punon mesatarisht një temporer në një firmë. Kjo marrëdhënie pune mund të shkojë deri në nëntë vjet. «Njëri ka mbaruar para ca kohësh vitin e dhjetë si temporer në një firmë», pohojnë menaxherët. Ky lloj marrëdhënieje pune njerëzve shpeshherë u konvenon më shumë. Zyrës së punës – po se po. Kështu punëtorët fitojnë në disa bransha ndjeshëm më shumë, sesa fiks.

Punëtorë të mirë, punëtorë të këqij

Besueshmëria, përpikëria dhe interesi i treguar – e karakterizojnë një kandidat, të cilin Muhamet Limani dhe Lirim Idrizi do ta ndërmjetësonin menjëherë. «Diploma dhe përvoja e punës janë patjetër premisa të mira», thotë Muhamet Limani. Nëse ndonjëri e ka ndërruar shpesh punëdhënësin – ky është një sinjal i keq. «Këtu lypset kujdes!», porositin drejtorët.

«Pothuajse gjithmonë i konsultojmë punëdhënësit e mëparshëm të një kandidati», sigurojnë menaxherët. Një huqje në rekrutimin e punëtorëve mund të ketë pasoja. ‹Dënimi konvencional›, është një çështje në këtë zanat. Nëse punëtori – për shembull – nuk paraqitet në vendin e ndërmjetësuar të punës, atë e pret një dënim konvencional për dëmin material dhe të imazhit që e ka shkaktuar. «Kostoja e dënimit varet kryesisht nga funksioni i punëmarrësit», sqarojnë Idrizi dhe Limani. Për këtë, atij mund t’i ndalohet çereku i rrogës mujore. «Rrallë vjen puna deri këtu, por mund të ndodhë edhe kjo», tregojnë ata.

Provues të bekuar

Muhamet Limani dhe Lirim Idrizi janë partnerë që nga fillimi i ndërmarrjes së tyre në fushën e ndërmjetësimit të punës. Asnjëri nga ata nuk e ka kryer një shkollim të prerë për këtë biznes. Ata e kanë të njëjtën kombësi dhe moshë. Idrizi është shqiptar nga Maqedonia, Limani vjen nga Lugina e Preshevës. Që të dytë janë gjeneratë e ‘79-tës.

Muhamet Limani
Muhamet Limani

Muhamet Limani në Zvicër ka ardhur me një vit moshë, në kuadër të një bashkimi familjar. Në fillim ka kryer për karroceri veturash. «Ishte vështirë për ta gjetur një zanat, këtë e mësova për të mos ngelur pa kurrgjë», rrëfen ai. Më pas e ka ndjekur një shkollë tregtare. Katër vjet punoi në një zyrë ndërmjetësimi pune në Cyrih. Këtu e zbuloi një fole për një aktivitet, si i pavarur. Lirim Idrizi ka mësuar për tregti të imët. Si udhëheqës reparti dhe filiali në një biznes elektronik, ai e kishte përvetësuar një përvojë të vyeshme menaxhimi. «Nuk më kishte ngelur tjetër, përveç të qenët i pavarur», tregon Idrizi, i cili iu bashkëngjit shokut të tij pa dilema. Ai ka ardhur në Zvicër me dhjetë vjet moshë.

Lirim Idrizi
Lirim Idrizi

E përbashkët tjetër e tyre është edhe fakti që të dy e kanë nga një vajzë dhe nga një djalë. Ata nuk ua zbukurojnë vetëm jetën private. Vizatimet e vajzës në muret e zyrës së Idrizit u konkurrojnë pikturave të artistëve të afirmuar.

Jo vetëm të marrësh

«2014-ta nuk është një top-vit, por tregu i punës po funksionon mirë», referojnë drejtorët Limani dhe Idrizi. Ajo që e ka frenuar paksa një zgjerim të biznesit të tyre është konkurrenca jolojale. Ata, sipas menaxherëve, futen me çmime jorealiste në treg. «Prandaj, edhe shuhen shpejt, por dëmi atëherë ka ndodhur», është me keqardhje dyshja Limani dhe Idrizi. Në Cyrih ka rreth 300 zyra të tilla pune, prandaj një tjetër byro ‹shqiptare› atyre për momentin nuk u vjen në mend.

Edhe pse biznesi shkon mirë, vetëm të hyrat nuk i kënaqin Lirim Idrizin dhe Muhamet Limanin. Duhet angazhim shoqëror. Prej vitesh këta punëdhënës adhurues të sportit sponsorizojnë aktivitete të ndryshme sportive, kryesisht klube futbolli të komunitetit të tyre. FC Kosova, një klub futbollistik, që sivjet e feston jubileun e njëzetë, ka qenë i privilegjuari i Hello Personal-it.

Prej disa kohësh, ndërmarrja i përkrah juniorët e FC Affoltern. Ata kanë marrë komplet përsipër ndërresat e 400 lojtarëve. Afaristët kanë përkrahur edhe iniciativa të ndryshme humanitare. «Gjithmonë pa ndonjë interes», sigurojnë ata dhe shtojnë: «Këtë e bëjmë me kënaqësi!»