Puçi i dështuar do ta ndryshojë për të keq politikën në Turqi

Nëse Erdogan i mbijeton kësaj ngjarjeje, ai do të bëhet më i fuqishëm dhe më i vendosur se kurrë për të shtypur kundërshtarët e tij. Në qoftëse ai rrëzohet nga pushteti, eksponentët e grushtetit do ta kenë kundërshtimin e plotë jo vetëm të mbështetësve të Erdoganit, por edhe të atyre turqve të cilët besojnë se drejtimi i vendit nga gjeneralët ushtarakë është edhe skenar më i keq sa sa vetë autoritarizmi gjinjë e në rritje i Erdoganit.

Skena nga përpjekja e fundit për puç në Turqi. Foto: deepspace / Shutterstock.com

Filloi në mbrëmje. Makinat ushtarake morën nën kontroll dy urat mbi Bosfor. Në ajër parakalonin avionë dhe helikopterë ushtarakë. Po ndodhte një puç ushtarak. Ky ishte një lajm i njohur për gjeneratat më të vjetra turke, por i pakonceptueshëm për gjeneratat e reja. «Për të rivendosur rendin kushtetues, garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimin e ligjit dhe të rendit publik, forcat e armatosura Turke e kanë marë në kontroll të plotë vendin», ishte kumtesa e formacioneve ushtarake.

Megjithatë, brenda pak orësh do të bëhej e ditur se ushtria po humbte kontrollin. Përkundër raportimeve për përleshje, shpërthime në ndërtesën e parlamentit dhe protestave kundër grushtetit, u bë e qartë se ushtria kishte dështuar për të marë kontrollin, një element parësor për një puç të suksesshëm ushtarak. Gradualisht, një numër i konsiderueshëm i komandatëve ushtarakë si dhe liderë politikë, denoncuan aktin. Liderët perëndimorë, duke filluar nga Barack Obama, Angela Merkel dhe të tjerë të Bashkimit Europian, treguan mbështetjen e tyre të vendosur për Presidentin e zgjedhur, por megjithatë thellësisht të kontestuar të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në mëngjesin e 16 korrikut, zyrtarët turq raportuan se puçi ushtarak ka dështuar, megjithëse përpjkeja për ta riaktualizuar atë po vazhdonte në të paktën një bazë ushtarake. «90 për qind e situatës ishte nën kontroll», deklaroi ministri turk për BE-në. Sipas shefit të kabinetit të tij, së paku 194 njerëz, përfshirë këtu edhe 104 «puçistë», ishin vrarë gjatë përleshjeve. Ende nuk dihej vendndodhja e një numri të gjeneralëve ushtarakë të cilët dyshohej se ishin marrë peng nga grupi i rebeluar. Megjithëse u duk si një aksion i mirëorganizuar në fillim, përpjekja për grushtet u duk të jetë vetëm nga një fraksion i oficerëve ushtarak. Njësitet ushtarake të cilat kishin marë nën kontroll aeroportin u tërhoqën shpejt, derisa komandanti i kësaj njësie deklaroi se ai nuk e përkrah grushtetin. Në mëngjesin e ditës së nesërme, televizioni kryesor shtetëror, i cili e kishte transmetuar kumtesën e liderëve të grushtetit, ishte kthyer në kontrollin e qeverisë. Përkundër përleshjeve të vazhdueshme në Stamboll, Erdogani përsëri u kthye si fitues, duke deklaruar në televizion se përgjegjësit e përpjekjes për grushtet do të paguanin një «çmim të lartë».

Rebelët sulmuan derisa Presidenti i vendit ndodhej në pushime, një lëvizje e pritshme kjo për organizimet e grushtetit. Në fillim Erdogani e dha mesazhin e tij nëpërmjet aplikacionit FaceTime në CNN Turk, prej ku deklaroi se ky ishte një sulm nga një «grup i vogël brenda armatës turke», si dhe ftoi qytetarët për të mos repsektuar orën policore duke dalë në rrugë. Ai akuzoi komunitetin e Fetullah Gylenit, një lëvizje sekrete islamike, për përfshirjen e tij në përpjkejen për grushtet. Ndërkaq kryeministri turk, Binali Yildirim, paralajmëroi se forcat e sigurisë, besnike ndaj qeverisë, do t’i përgjigjeshin dhunës me dhunë.

Mbështetësit iu përgjigjën thirrjes së liderëve të tyre, duke marshuar nëpër rrugët e qyteteve turke dhe në aeroportin kryesor të Stambollit. Përmes xhamive të qytetit, hoxhallarët kërkonin nga masa që të protestohet kundër grushtetit. Në Stamboll, një grup i mbështetësve të Erdoganit marshoi nëpër rrugën më të rëndësishme komerciale të qytetit duke brohoritur «Zoti  është i madh». Qindra njerëz të tjerë po prisnin në rradhë për të tërhequr paratë e tyre nga bankomatet.

U raportua për gjakderdhje. Televizionet sollën pamjet e helikopterëve gjatë sulmit të tyre ndaj një grupi nejrëzish. Pamje të tjera të drejtpërdrejta tregonin për bartjen e trupave të plagosur dhe të pajetë përgjatë urës së Bosforit. Shpërthimet e tronditën edhe ndërtesën e parlamentit. Agjencia shtetërore e lajmeve ‹Anadolu Agency› raportoi se helikopterë dhe avionë ushtarakë kishin goditur një stacion policor, duke lënë të vrarë 17 njerëz. Të shtëna dhe shpërthime u dëgjuan në lagje të ndryshme të Stambollit.

Ndasitë politike dhe sociale në Turqi kanë qenë në rritje të vazhdueshme që prej vitit 2013, kur vendi u trondit nga protestat anti-qeveritare dhe skandali për korrupsion, që çoi në largimin nga posti të tre ministrave të qeverisë. Erdogan dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar rrjetin gylenist për orkestrimin e skandalit të korrupsionit dhe të protestave që pasuan.

Eskalimi i luftës në Siri solli edhe një numër të sulmeve terroriste në Turqi gjatë vitit, të cilat e intensifikuan edhe më tutje ndjesinë e krizës. Në sulmin e fundit terrorist, tre luftëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik, lanë të vdekur 45 persona në sulmin e tyre në aeroportin kryesor të Stambollit. Lufta e vazhdueshme me militantët kurdë poashtu u intensifikua gjatë dy viteve të kaluara.

Përkundër këtyre tensioneve, shumë pak turq e kishin imagjinuar se një përpjekje tjetër për grushtet do të ishte e mundur. AKP, partia e Presidentit Erdogan e cila është në pushtet që prej vitit 2002, ka prapa vetes pothuajse gjysmën e elektoratit. Gjatë viteve 2000, armata turke u përball me një numër të madh të akuzave dhe gjykimeve të udhëheqësve të saj më të lartë për konspiracion të orkestruar nga komuniteti gylenist. Së fundi, duke e ashpërsuar retorikën e tij nacionaliste, Erdogan ka filluar të lirojë gjeneralët e burgosur dhe është në rrugë të mirë për t’u afruar me ushtrinë. Me sa duket rikthimi i luftës me kurdët në juglindje bëri që ushtria turke të rifitojë ndikimin e saj në politikat qeverisëse.

Pa marrë parasysh grushtetin e dështuar, ngjarja do të ketë dëme të thella për demokracinë turke. Nëse Erdogan i mbijeton kësaj ngjarje, ai do të bëhet më i fuqishëm dhe më i vendosur se kurrë për të shtypur kundërshtarët e tij. Përpjkeja e tij e vazhdueshme për t’i dhënë vetes më shumë fuqi politike vetëm sa do të forcohet. Kjo edhe duke e ndryshuar kushtetutën e vendit për ta mundësuar postin ekzekutiv të presidentit. Në qoftëse ai rrëzohet nga pushteti, eksponentët e grushtetit do të kenë kundërshtimin e plotë jo vetëm të mbështetësve të Erdoganit, por edhe të atyre turqve të cilët besojnë se drejtimi i vendit nga gjeneralët ushtarakë është edhe më keq sa sa autoritarizmi gjinjë e në rritje i Erdoganit. Të dy skenarët nuk përjashtojnë gjakderdhje tjetër.