PSHDK mohon se i dyshuari për vrasjen e Kusari Lilës është anëtar i saj

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i akuzuari për organizimin e një atentati për vrasjen e Mimoza Kusari –Lila, Mikel Qupi nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i PSHDK-së.




Qupi është punëtor i administratës komunale të Gjakovës, gjegjësisht udhëheqës i Zyrës së vendit në fshatin Bishtazhin, transmeton Koha.net. Politikisht, Qupi, thuhej se është pjesë e PSHDK-së, partner në qeverisje i ish Kryetarit Pal Lekaj.