Pse refugjatët nuk po shkojnë në vendet e Gjirit Persik




Pas valës së madhe të refugjatëve nga Siria në Evropë, është shtruar pyetja pse ata strehimin nga lufta nuk e kërkojnë te vendet e pasura të Gjirit Persik të cilat i kanë më afër.

Siç thekson BBC, transmeton Koha.net, sirianët me numër të madh po ikin në Liban, Jordani e Turqi, por hyrja e tyre në vendet arabe nuk është aq e lehtë pasi që u duhet viza.

Procedura e marrjes së vizës është e shtrenjtë dhe ka shumë perceptime se kufizimet e pashkruara e vështirësojnë në praktikë marrjen e vizës. Shumica e sirianëve që u është lejuar viza, i kanë të afërmit në vendet e destinuara.

Sirianët pa viza tash për tash mund të shkojnë vetëm në Algjeri, Mauritani, Sudan e Jemen.

Qëndrimi i ngurtë i vendeve arabe që nga fillimi i krizës po shkakton pakënaqësi në rrjetet socialë në të cilët shumëkush pyet a duhet arabët në fqinjësi të ofrojnë më shumë ndihmë para se këtë ta bëjë Evropa krahëhapur.

Vetëm në javën e fundit në Twitter janë bërë 33 mijë kërkesa që vendet e Gjirit Persik t’i pranojnë refugjatët.

Përdoruesit e këtyre rrjeteve po postojnë foto të tmerrshme me qëllim të nxitjes së debatit lidhur me këtë temë.

Bashkësia siriane në Danimarkë në faqen e vet të Facebookut ofron video të refugjatëve që u lejohet hyrja e lirë në Austri derisa njëri nga ta pyetet: «Si u bë që ia dolëm të ikim nga rajoni ynë mysliman vëllazëror, i cili është dashur të marrë më shumë përgjegjësi për ne se sa vendet që i përshkuar të pafe?»

Një përdorues tjetër është përgjigjur: «Betohem në Zotin e gjithëfuqishëm, arabët janë të pafe. Lini të hyjnë brenda!»

Aksionet e ngjashme të qytetarëve në rrjetet sociale tërheqin vëmendjen e medieve rajonale, ndaj e përditshmja saudite «Makkah Newspaper» ka publikuar karikaturën në të cilën arabi pas dyerve të rrethuara me tela gjemborë tregon dyert me flamurin evropian.

«Pse s’i lini brenda, ju njerëz pa njerëzi?!», shkruan në tekstin përcjellës.

20150903201704613Pas valës së madhe të refugjatëve nga Siria në Evropë, është shtruar pyetja pse ata strehimin nga lufta nuk e kërkojnë te vendet e pasura të Gjirit Persik të cilat i kanë më afër.

Siç thekson BBC, transmeton Koha.net, sirianët me numër të madh po ikin në Liban, Jordani e Turqi, por hyrja e tyre në vendet arabe nuk është aq e lehtë pasi që u duhet viza.

Procedura e marrjes së vizës është e shtrenjtë dhe ka shumë perceptime se kufizimet e pashkruara e vështirësojnë në praktikë marrjen e vizës. Shumica e sirianëve që u është lejuar viza, i kanë të afërmit në vendet e destinuara.

Sirianët pa viza tash për tash mund të shkojnë vetëm në Algjeri, Mauritani, Sudan e Jemen.

Qëndrimi i ngurtë i vendeve arabe që nga fillimi i krizës po shkakton pakënaqësi në rrjetet socialë në të cilët shumëkush pyet a duhet arabët në fqinjësi të ofrojnë më shumë ndihmë para se këtë ta bëjë Evropa krahëhapur.

Vetëm në javën e fundit në Twitter janë bërë 33 mijë kërkesa që vendet e Gjirit Persik t’i pranojnë refugjatët.

Përdoruesit e këtyre rrjeteve po postojnë foto të tmerrshme me qëllim të nxitjes së debatit lidhur me këtë temë.

Bashkësia siriane në Danimarkë në faqen e vet të Facebookut ofron video të refugjatëve që u lejohet hyrja e lirë në Austri derisa njëri nga ta pyetet: «Si u bë që ia dolëm të ikim nga rajoni ynë mysliman vëllazëror, i cili është dashur të marrë më shumë përgjegjësi për ne se sa vendet që i përshkuar të pafe?»

Një përdorues tjetër është përgjigjur: «Betohem në Zotin e gjithëfuqishëm, arabët janë të pafe. Lini të hyjnë brenda!»

Aksionet e ngjashme të qytetarëve në rrjetet sociale tërheqin vëmendjen e medieve rajonale, ndaj e përditshmja saudite «Makkah Newspaper» ka publikuar karikaturën në të cilën arabi pas dyerve të rrethuara me tela gjemborë tregon dyert me flamurin evropian.

«Pse s’i lini brenda, ju njerëz pa njerëzi?!», shkruan në tekstin përcjellës.

20150903201704613