Pse qeni konsiderohet miku më i mirë i njeriut

Qentë, u zhvilluan nga ujqërit para afro 20-40 mijë vjetësh, kur u zbutën nga gjuetarët. Është e mundshme që janë zbutur nga dy lloje të ndryshme ujqërish, të cilat kanë jetuar në distancë. Procesin e gjatë të zbutjes e ka përcjellë ndryshimi i sjelljeve dhe gjeneve të ujqërve, të cilët me kalimin e kohës u transformuan në qentë e sotëm




Kur fermerët e parë nisën të shpërngulen nga Lindja e Mesme, morën me vete përveç deleve e dhive, edhe qentë. Qeni, vërtet është miku më i mirë i njeriut. Nëse një konstatim i tillë duket i panatyrshëm, analiza e ADN-së ka treguar se qentë kanë qenë pjesë e momenteve historike vendimtare, kur paraardhësit tanë i kanë shfrytëzuar ata për bujqësi, kanë thënë shkencëtarët. Bujqësia filloi të zhvillohej në periudhën e gjysmë hënës pjellore në Lindjen e Mesme, në territorin e sotëm të Irakut, Sirisë, Libanit, Jordanit, Izraelit dhe Egjiptit. Njerëzit e shpërngulur, të cilët jetonin nga gjuetia filluan të merren me kultivimin e disa llojeve të egra të kulturave, si: gruri, elbi apo bizelet. Gjithashtu, zbutën dele, dhi, lopë e derra. Përpara 9 mijë vjetësh, ata u drejtuan nga Evropa dhe Azia, duke bartur me vete kafshët dhe përvojën në lëmin e bujqësisë. Një studimi ri, tregon se atë rrugë ndoqën edhe qentë. «Hulumtimi ynë tregon se qentë dhe njerëzit e ndajnë fatin e përbashkët. Qentë kanë shoqëruar njerëzit përgjatë shtegëtimit të tyre të migrimit nëpër Evropë», thotë dr. Morgane Ollivier nga universiteti francez «Rennes».

«Me këtë punim, dëshmojmë se qentë dhe njerëzit qysh atëherë kanë qenë shumë të lidhur», potencon dr.Ollivier. Qentë,  u zhvilluan nga ujqërit para afro 20-40 mijë vjetësh, kur u zbutën nga gjuetarët. Është e mundshme që janë zbutur nga dy lloje të ndryshme ujqërish, të cilat kanë jetuar në distancë. Procesin e gjatë të zbutjes e ka përcjellë ndryshimi i sjelljeve dhe gjeneve të ujqërve, të cilët me kalimin e kohës u transformuan në qentë e sotëm. Kur arritën në Evropë, u përzien me të tjerë, të cilët ishin aty në saje të ndryshimit të strukturës së gjeneve. Qentë e kohës moderne të të gjitha llojeve dhe madhësive dallojnë shumë nga ata që përcollën njerëzit gjatë migrimit të tyre. Rezultatet e hulumtimit për historikun e qenve janë botuar në revistën  «Biology Letters».

(dp/metro-portal.hr)