Pse po lejohet mbyllja e shkollës në Vuthaj, pyet Gjonbalaj

Esad Gjonbalaj nga Vuthaj i Malit të Zi, ka shtruar shqetësimin në lidhje me shkollën shqipe në fshatin e tij. Ai ka thënë se tempulli i dijes së vuthjanve, shkolla fillore po rrezikon të mbyllet për shkak të neglizhencën e vet vuthjanve.




“Plaga e rënd e mërgimit po len gjurmët e saja në ardhmërinë e fshatit fole të dijes, fshat që kombit dhe trevës tonë i dhuroj me dhjetëra e dhjetëra intelektual, që me të arriturat e tyre i bën nder kombit shqiptar, por edhe me inteligjencën e tyre në fushën e dijes bën emër me përmasa botërore. Po nga ky fshat që ka një histori të gjatë dhe të lavdishme kanë dalë emra të mëdhenj në çdo fushe të jetës, po nga ky fshat në botë ke vuthjan qe rangohen sot si miliarder dhe multimilioner, po nga ky fshat kemi figura të çdo fushe të jetës si akademik, doktor, diplomat, ushtarak, politikan, sportist, artist, kompozitor etj”, ka thënë ai.

I tërë ky thesar, sipas Gjonbalajt, ka një adresë të burimit e burimi i pashtershëm i dijes është shkolla fillore katër vjeçare në Vuthaj që këtë vit po rrezikon të mbyllet.
“Kjo shkollë ka një histori rreth 100 vjeçare si tempull i dijes dhe mbijetesës së qenies shqiptare në Plavë Guci. Ne këtë shkollë dhanë mësim mësuesit e mirënjohur si Josip Rela, Ahmet Rexhepagaj, Hysen Cukaj, Imer Ahmetaj e Brahim Gjonbalaj e shumë e shumë te tjerë. Kjo shkollë po rrezikon të mbyllet për dy faktor kryesor e që njeri fatkeqësisht jemi ne vet vuthjanet të cilët këtë vit shkollor 2015/16 vogëlushet e tyre po i dërgojnë për të vijuar mësimin në Guci dhe në këtë mënyrë po kontribuojnë që numri edhe ashtu i vogël i nxënësve në Vuthaj në katër paralelet të bije në 9 nxënës”, ka thënë ai.

E sipas tij, faktori i dytë është se shkolla në Vuthaj qëllimisht është neglizhuar nga komuna e Plavës dhe institucionet malaziase përmase tri dekada duke mos investuar asnjë cent në të, shpresën e mbajmë në komunën e Re të Gucisë.
“Duhet theksuar se objekti aktual shkollor në Vuthaj është ndërtuar në vitin 1983 dhe financues i ndërtimit ishte Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpo mosmirëmbajtja dhe puna jo cilësore e ka bërë të vetën”, ka thënë Gjonbalaj.
“Pyetja shtrohet se vallë ç’jemi duke bërë ne që të gjithë si shoqëri për vendlindjen pa marr parasysh se ku ndodhemi, ku është potenciali i të gjithë atyre vuthjanve të cekur ma lart në të gjitha fushat e jetës, ku është atdhedashuria, pse po lejojmë që Vuthajt e krenarisë sonë të përulen dhe gjunjëzohen nga mos angazhimi i jonë”, ka shtuar më pas.

Në fund ai ka thënë se “i gjori ai popull qe kufij të atdheut të tij i ka muret e oborrit që e rrethojnë”.