Protestuesit po i vazhdojnë përleshjet me policinë

Policia e Kosovës është duke ndjekur protestuesit që kanë dalë me thirrjet për lirimin e Albin Kurtit, dhe në këto momente turma ka arritur në rrugën “Rexhep Luci” në drejtim të kinemasë ABC.




Protestuesit janë duke i përdorur kontejnerët e mbeturinave si mburojë për të penguar kalimin e Policisë në drejtim të tyre, raporton Koha.net.

Ndërkaq, policia është duke përdorur gaz lotsjellës vazhdimisht për të larguar turmën.