Prokuroria: Ekziston rreziku që Vahidja të arratiset si Leme Xhema e Xhabir Zharku

Prokurorja që dikur udhëhiqte krimet e rënda në rajonin e Mitrovicës, Vahide Badivuku, do të qëndrojë edhe për dy muaj në Qendrën e paraburgimit. Asaj i është vazhduar masa e sigurisë, duke marrë parasysh edhe mundësinë e ikjes së saj, gjatë fazës së hetimeve, ashtu siç ka ndodhur me të paktën tri raste ku drejtësia dështoi të sigurojë praninë e të pandehurve.




Prokuroria ka përmendur ikjen e Leme Xhemës që hetohej për korrupsion, Xhabir Zharkut për detyrim dhe armëmbajtje pa leje si kryetar komune në Kaçanik, si dhe tre të dënuarve në rastin «Bllaca 2», Shpresim Uka, Bekim Syla dhe Driton Hajdari, shkruan sot «Koha Ditore».

Sipas prokurorit special, Admir Shala, ekziston rreziku që Badivuku, e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare- mitmarrje, të arratiset sikurse në këto raste, në Serbi, meqë ka pasaportë biometrike të këtij shteti, sepse ka lindur atje.