Profesori i ETH-së i ngopur nga historia e shtetësisë




Irving Dunn heq dorë nga kërkesa për shtetësinë zvicerane në Einsiedeln SZ. Një letër nga qarku i tij është bërë definitivisht shkak për këtë tërheqje.

Rasti me shtetësinë i amerikanit Irving Dunn, ish profesor në Shkollën e Lartë Politeknike në Cyrih – ETH, i cili prej rreth 40 vitesh jeton në Zvicër, tetorin e kaluar bëri bujë në opinionin e këtushëm publik. Qarku i Einsiedeln-it e pati refuzuar kërkesën e tij për shtetësi zvicerane me arsyetimin se ai nuk është i integruar sa duhet. Ndër të tjera, Dunn nuk e neh mirë gjeografinë dhe politikën e Schwytz-it dhe Einsiedeln-it, ishte arsyetuar refuzimi i kërkesës së tij.

Pas stuhisë mediatike që kishte shkaktuar ky rast, autoritetet i kanë ofruar ish profesorit një procedurë të lehtësuar për marrjen e shtetësisë, njofton Tages Anzeiger këto ditë. «Një kërkesë për shtetësi është e mundur menjëherë dhe nuk kërkon kalimin e të gjitha proceduarave edhe njëherë», shkruan media. Profesori kishte shpresuar në një përgjijge të gëzueshme. Qarku i ofron atij një rabat prej 500 frangave. Me këtë kostoja e shtetësisë për Dunn do të shkonte në 3’100 në vend të 3’600 frangave. «Mendoj që politikanët lokalë nuk e shohin si të dëshirueshme që unë të bëhem qytetar i Einsiedeln-it», është shprehur Irving Dunn. / ksIrving Dunn heq dorë nga kërkesa për shtetësinë zvicerane në Einsiedeln SZ. Një letër nga qarku i tij është bërë definitivisht shkak për këtë tërheqje.

Rasti me shtetësinë i amerikanit Irving Dunn, ish profesor në Shkollën e Lartë Politeknike në Cyrih – ETH, i cili prej rreth 40 vitesh jeton në Zvicër, tetorin e kaluar bëri bujë në opinionin e këtushëm publik. Qarku i Einsiedeln-it e pati refuzuar kërkesën e tij për shtetësi zvicerane me arsyetimin se ai nuk është i integruar sa duhet. Ndër të tjera, Dunn nuk e neh mirë gjeografinë dhe politikën e Schwytz-it dhe Einsiedeln-it, ishte arsyetuar refuzimi i kërkesës së tij.

Pas stuhisë mediatike që kishte shkaktuar ky rast, autoritetet i kanë ofruar ish profesorit një procedurë të lehtësuar për marrjen e shtetësisë, njofton Tages Anzeiger këto ditë. «Një kërkesë për shtetësi është e mundur menjëherë dhe nuk kërkon kalimin e të gjitha proceduarave edhe njëherë», shkruan media. Profesori kishte shpresuar në një përgjijge të gëzueshme. Qarku i ofron atij një rabat prej 500 frangave. Me këtë kostoja e shtetësisë për Dunn do të shkonte në 3’100 në vend të 3’600 frangave. «Mendoj që politikanët lokalë nuk e shohin si të dëshirueshme që unë të bëhem qytetar i Einsiedeln-it», është shprehur Irving Dunn. / ks