Probleme te institucioneve të sigurisë nga kriza politike në Kosovë

Kriza politike në vend ka filluar të shkaktojë probleme edhe për institucionet e sigurisë, raporton KTV.




Mosfunksionimi i komisioneve të Kuvendit, siç është ai për Punë të brendshme dhe për mbikëqyrjen e AKI-së, ka krijuar një komoditet për këto institucione.

Megjithëse, kanë qenë të parapara raportime të ndryshme para komisioneve parlamentare, mungesa e deputetëve të opozitës ka shkaktuar ngecje në këtë proces, transmeton Koha,net.

Ish-anëtari i komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, tani pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme,Fadil Demaku, thotë se mungesa e deputetëve të opozitës nëpër komisione është veprim jo i mirë dhe se paraqet probleme.

Njohësi i fushës së sigurisë Bashkim Zeqiri thotë se me gjendjen aktuale mund të paraqiten probleme të shumta, sepse nuk ka kush të monitorojë zbatimin e ligjit si nga policia ashtu edhe nga inteligjenca.