Probleme dhe vështirësi për prodhimin e qymyrit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sot ka vizituar KEK-un, respektivisht mihjen sipërfaqësore SJP, termocentralin Kosova A dhe Kosova B, njofton kumtesa zyrtare.

Gjate kësaj vizite, delegacioni u prit dhe u shoqërua nga drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj si dhe menaxhmenti i KEK-ut me anëtarë të BD, njoftoi KEK-u.

Gjukaj informoi ministrin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve dhe rezultateve te rritura operuese dhe mjedisore.

Gjate vizitës ne mihjen sipërfaqësore menaxhmenti njoftoi ministrin për se afërmi lidhur me problemet rreth prodhimit te qymyrit si dhe sfidat me te cilat po ballafaqohemi për zhvillimin e mihjeve.

Në Termocentralin Kosova A dhe B ministri u njoh për se afërmi me punën e blloqeve pas riparimeve te bëra se fundmi, sidomos sfidën për kthimin ne pune te njësive A4 dhe A5 te këtij Termocentrali.

Delegacioni u njoftua edhe në lidhje me investimet tjera në projektet ambientale te finalizuar vitin e kaluar siç është ndërrimi i elektro-filtrave të njësive të Termocentralit «Kosova A», transporti hidraulik i hirit dhe rehabilitimi kodrave te hirit. Te gjitha këto projekte u realizuan me mjetet vetanake të KEK-ut dhe donacionet e Mbretërisë Holandeze dhe Bankës Botërore.