Prizreni Kryevendi

Pamje nga Prizreni. Foto: Shutterstock



Atje bie Prizreni, bir, Prizreni
Kryevendi
Një varr i paemër pushon në varreza
mbuluar nga harresa…
Vetë nuk jam kanë, baba ma ka thanë.
E unë po ta them ty:
gjyshstërgjyshi Hamdi fle nën një bli,
sytë i ka çelur
si dy orë të bardha,
thirri,
do të ngjallet,
me tirqit e bardhë, xhamadan me lara,
në gjoksin e valë do t’i pikojë plaga…