Prizreni kontrakton hartimin e vlerësimit për Parkun e biznesit

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë nismën për hartimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis të Parkut të biznesit në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Njoftimin për dhënien e kontratës, Zyra e Prokurimit të Komunës së Prizrenit e ka publikuar në ueb faqen zyrtare.

Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate në bazë të këtij njoftimi është 3 mijë e 500 euro, transmeton Koha.net.

Mirëpo nevoja për hartimin e këtij dokumenti, që pastaj duhet t’i përcillet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sjell dilema, lidhur me afatet që janë dhënë nga zyrtarë të lartë të Qeverisë lokale.
«Gjatë muajit shtator do të kompletohen dokumentet e nevojshme, duke përfshirë pëlqimet nga ministritë përkatëse», ka thënë gjatë një debati nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi.
Megjithatë ai pati pranuar se Komuna nuk ka një plan të menaxhimit për këtë zonë industriale.