Priten ditë të mira për qumështarët vendorë

Prodhuesit e qumështit ka shumë gjasa që nga viti i ardhshëm ta kenë më të lehtë gjetjen e tregut.




Kjo pritet të bëhet nëse njëjtë sikur Komisioni për Zhvillim Ekonomik mendojnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, kur të hidhen në votim një numër propozimesh për vendosjen e këtyre masave, raporton KTV.

Megjithëse propozimet morën votat e deputetëve të partive që janë në koalicion, pasi që opozita nuk mori pjesë.

Sipas të dhënave të prezantuara, në vendin tonë janë 2 mijë mini ferma dhe 36 qumështore të licencuara. Ato kanë të punësuar 20 mijë veta, përderisa llogaritet që në mënyrë indirekte numri i të punësuarve tejkalon 40 mijë, transmeton Koha.net.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit të vendit mbulojnë rreth 80% të tregut.