«Prishtina Open Air Music Night» fillon të premten

E premta dhe e shtuna në sheshin «Skenderbe» të Prishtinës, do të jenë më ndryshe.




«Prishtina Open Air Music Night» do të jetë organizmi që do të mbahet në këtë shesh, gjatë këtyre dy ditëve dhe do të ketë përformanca live nga artistë të muzikës.

Programi fillon në orët e mbrëmjes, nga ora 19:00.

Ky organizim është pjesë e projektit «Culture for ALL», i financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Si objektiv i këtij projekti është kontributi në zhvillimin kulturor dhe socio-ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin kulturor në Kosovë nëpërmjet promovimit të aktiviteteve kulturore të të gjitha komuniteteve, si dhe me anë të promovimit të aktiviteteve gjithëpërfshirëse arsimore dhe rekreative.