Prishtina nis me fitore mbrojtjen e titullit në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina ka nisur me fitore rrugën për mbrojtje të titullit në Ligën Ballkanike.




Skuadra kryeqytetase mposhti Beroen në Bullgari me rezultat 80:73.

Takimi nisi më mirë për vendasit që krijuan epërsi prej gjashtë pikësh në periudhën e parë, por që u shua qysh në çerekun e dytë në të cilin Prishtina fitoi me nëntë pikë epërsi. Edhe dy periudhat e tjera ishin në favor të Prishtinës.

Tihomir Zhelev ishte lojtari më i dalluar i Beroes me 14 pikë të shënuara, ndërsa te “Plisat” u dallua Khalid El-Amin me 21 pikë.