Prishtina nikoqir i lojës së 180 fëmijëve nga 6 komunitetet

Prishtina nesër do të jetë nikoqir i një aktiviteti rekreativ e sportiv, që do të bëjë bashkë 180 fëmijë, nga 6 komunitete e 12 vende të ndryshme.




Organizator i kësaj ngjarje është «PL4Y International», e këtë aktivitet e ka quajtur «Ngjarja e Madhe».

«Gjatë ‘Ngjarjes së Madhe’, 60 vullnetarë do të organizojnë aktivitete sportive gjithëpërfshirëse për 180 fëmijë të 6 komuniteteve dhe 12 lokaliteteve. Po ashtu do të jetë mundësi për ne që t’i prezantojmë të arriturat dhe aktivitetet e ardhshme të projektit Sport4Youth 2015», thuhet në njoftim.

Pos disa ambasadave e organizatave tjera të rëndësishme ndërkombëtare në vend, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Agim Agushi i cili theu shumë rekorde duke kryesuar në disciplinën e goditjes së topit të futbollit me kokë.
«Ai do të jetë mysafir nderi i kësaj ngjarjeje», thuhet në njoftim.

Ngjarja nis në orën 10:00, dhe mbahet në Ballonin Princi.