Prishet lodra, lëndohen fëmijët në një park në Istog

Disa fëmijë janë lënduar në një park të Istogut kur një lodër është prishur.




KTV raporton se fëmijët ishin në një ekskursion kur lodra ishte prishur derisa ata po argëtoheshin në të.

Nxënësit e lënduar janë përcjellë në spitalin e Pejës ndërsa në repartin e emergjencës në Istog nuk kanë treguar për numrin e nxënësve të lënduar, derisa kanë shtuar se ata nuk marrë lëndime të rënda.