Prindërit shtyhen për nota më të mira për fëmijët e tyre

Prindërit kërkojnë nota më të mira për fëmijët e tyre duke i vënë nën presion mësuesit. Dhe, këta të fundit lëshojnë pe për të shmangur konfliktet.

Foto: gpointstudio / Shutterstock.com



Vlerësimi i arritjeve të nxënësve për mësuesit shndërrohet shpeshherë në një ankth. Prindërit gjithnjë e më shpesh kërkojnë që ta kenë fjalën e fundit në notat e provimeve dhe të dëftesave. Një mësuese e klasëve të ulta fillore e pranon për gazetën «Bildung Schweiz»: Nganjëherë jam më e shlirë në vlerëismin e një fëmije, thjesht për të pasur qetësi. Ajo do që të lihet e qetë një çift prindërish, i cili po ia bën ferr jetën profesionale.

E ka pranuar edhe kryetarja e Lidhjes së Mësuesve të Cyrihut: Nga frika e një shamate me prindërit, mësuesit shpeshherë një 4 e bëjnë 4,5 – apo një 4,5 e bëjnë 5. Konstatimi: Për mësuesit është bërë më e vështirë të japin nota dhe t’i vlerësojnë arritjet e nxënësve. Edhe kryetari i Federatës së Mësuesve të Zvicrës e ka të njohur që prindër të veçantë provojnë të ushtrojnë presion në notimin e nxënësve, përkatësisht fëmijëve të tyre. Po falsifikohen sdomos vlerësimet e performacës së nxënësve me gojë. Duke qenë se notimi për aktivitetin gjatë orëve të mësimit mund të arsyetohet më vështirë, disa prindër i kontestojnë këto nota.

Sipas zëvendësdrejtoreshës së Lidhjes së Mësuesve të Aargaut, mësuesit duhet t’i harmonizojnë të gjitha notat me drejtorinë e shkollës. Duke qenë se duhet të zgjidhen kujdestarë të shkollës, mësuesit nuk janë të pavarur. Për një specialist të çështjeve të shkollave, mësuesit nuk duhet të japin nota për hatër, vetëm sepse zonja X, apo zotëriu Y do të grinden. Ai është i prerë: Nëse mësuesit nën presion vlerësojnë ndryshe nga çfarë janë vërtetë arritjet e nxënësve, ata me këtë do ta shkelnin kushtetutën. Sepse aty shkruan që përpara ligjit të gjithë njerëzit janë të njëjtë. ks