Princit saudit i ofrohen për blerje banja dhe hotele të Serbisë

Qeveria e Serbisë princit të Arabisë Saudite do t’ia ofrojë për blerje banjat e Matarushkës, Bogutovaçkës dhe të Ribarskes.




Princi saudit Sulltan bin Salman bin Abdulaziz al Saud (59 vjeç ), i biri i mbretit Salman bin Abdulaziz dhe arabi i parë që ka qëndruar në kozmos, sot, më 5 nëntor, me ftesë të ministrit serb të Tregtisë Rasim Lajiq, zhvillon një vizitë zyrtare në Beograd, njoftojnë medie serbe.

Pos disa banjave, transmeton Koha net, nga Serbia atij për blerje do t’i ofrohen edhe spitale speciale e hotele që janë në pronësi shtetërore.

Princ saudit do të ketë takimi me kryetarin Tomislav Nikoliq, me kryeministrin serb Alekdandar Vuçiq dhe me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.