Princi Ali konfirmon kandidaturën për president të FIFA-s




Princi i Jordanisë, Ali bin Hussein, ka konfirmuar se do të garojë për president të FIFA-s, në zgjedhjet e muajit shkurt.

 

39-vjeçari kishte humbur në zgjedhjet e majit nga Sepp Blatter, që pak ditë pas fitores dha dorëheqje për shkak të skandalit të korrupsionit që mbuloi qeverinë e institucionit më të lartë të futbollit.

Ali për këtë post do të garojë kundër presidentit të UEFA-s, Michel Platini, dhe Chung Mong-joonit zëvendëspresident i nderit i FIFA-s.

«Nuk besoj se FIFA mund t’ia lë futbollin njerëzve në botë, pa një lidership të mirë, të paprekur nga praktikat e së kaluarës. Andaj qëndroj këtu në zemër të Ammanit, kryeqyteti i Jordanisë, për të nisur kandidaturën për president të FIFA-s. Kërkoj të më mbështetni në kampanjën time për të sjell shpresë, dinjitet ekselencë dhe mundësi në futboll, sportit më të madh në botë», ka shkruar ai në Twitter.

Zgjedhjet do të mbahen më 26 shkurt, 2016.