Presioni për sukses i sëmur nxënësit

Nxënësit vuajnë nga stresi dhe vështirësi me gjumin. Ata përdorin barëra kundër dhimbjeve. Një ekspert i shkollave kërkon më pak testime.

Foto: p_ponomareva / Shutterstock.com



34 leksione në javë, disa orë detyra shtëpie dhe përgaditje për testime, pastaj mësim muzike dhe edukatë fizike është përditshmëria e nxënësve të klasëve të larta të shkollave fillore në Zvicër. Kjo e alarmon Peter Hofmannin, ekspert i së drejtës së shkollës. Sipas tij, me këtë po rrezikohet rrënimi i një gjenerate të fëmijëve nën presionin e suksesit. Kështu e transmeton atë revista «Bildung Schweiz». Kjo diciplinë bie ndesh edhe me konventat e OKB-së për të drejtat e njeriut, sipas të cilës, në rast të çdo mase që ndërmerret, përpara duhet të konsiderohet mirëqenia e fëmijëve.

Presionin e lartë e konfirmojnë edhe përfaqësuaeit e mësuesve. Sipas Beat Zemp,kryetar i Lidhjes së Mësuesëve të Zvicrës, jo të gjithë fëmijët, por me siguri disa kanë arritur në kufinjtë e tyre. Kurse psikologët nga ana e tyre po konfrontohen gjithnjë e më shumë me fëmijë të lodhur. Nervozizmi, frika, brengat dhe pengesat depresive te nxënësit e klasëve të larta të fillores janë shtuar, shprehet Urs Kiener, psikolog i fëmijëve dhe të rinjve tek Pro Juventute. Ai e evokon një studim me nxënës të Cyrihut, sipas së cilit, rreth gjysma e nxënësve pranon se merr medikamente kundër dhimbjeve të kokës dhe të kurrizit. Edhe një psikolog tjetër i të rinjve Allan Guggenbühl po sheh nxënës të stërngarkuar. Sipas tij, ata nuk duhet të dëshmohen vetëm në testime, por edhe me punime të tjera të rënda.

Për Peter Hofmann, është koha për veprim. «Ne po i stërngarkojmë fëmijët dhe po ua prishim atyre fëmijërinë». Ai kërkon që fëmijët të mos kenë detyra shtëpie për në fundjavë dhe të mos duhet të përgaditen për testime të së hënave. «E hëna si ditë testimi nuk shkon aspak». Një gjë e tillë e streson të gjithë familjen. Edhe Parlamenti i të rinjëve të St. Gallen- Appenzellit ka kërkuar që të kufizohet numri i testimeve në ditë dhe në javë. Ndërsa Beat Zemp mendon që nëse leksionet, detyrat dhe përgaditja për testime kërkon më shumë se 45 orë në javë – kjo është qartësisht e tepërt. Kufiri i epërm për klasët e larta të shkollës fillore duhet të jetë te 42-orëshi. Njëkohësisht, ai medon se shkolla duhet të jetë e rreptë. Sipas tij, ne jemi një popull i zellshëm dhe njëfarë rreptësie i përgadit nxënësit për jetën profesionale. ks