Presidentja kroate mohon rritjen e mbështetjes për fashizmin

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç tha se nuk shikon «fashizëm ngjethës në shoqëri» apo rritje të nostalgjisë për regjimin ustash të Luftës së Dytë Botërore dhe akuzoi Serbinë se po e ekzagjeron këtë çështje.

Kolinda Grabar Kitaroviç. Foto: DeymosHR / Shutterstock.Shutterstock



Kolinda Grabar Kitaroviç tha për stacionin privat televiziv të Kroacisë RTL TV të mërkurën në mbrëmje se mbështetja për fashizmin nuk po rritet në vend, duke argumentuar se të gjithë problemet po shkaktohen nga grupet e margjinalizuara dhe po ekzagjerohen nga Serbia.

«Të mos jemi selektiv, të mos përqendrohemi në një fashizëm rrëqethës. Është Serbia ajo që po thekson një nostalgji të frikshme për Lëvizjen fashiste Ustashe të kohës së Luftës së Dytë Botërore në Kroaci. Nuk e shoh këtë. Shoh vetëm incidente individuale», tha ajo, duke pretenduar se mediat i kanë theksuar më shumë seç duhet disa incidente.

Grabar Kitaroviç këmbënguli se akuzat ishin nxitur nga veprimet e grupeve të margjinalizuara dhe se Kroacia nuk duhet t’i pranojë ato.

«Mos mos i ulim të mbathurat për asnjë», tha ajo, duke përdorur një shprehje vulgare kroate që nënkupton të mos i hapim rrugë askujt.

Ajo u pyet në lidhje me pretendimin për rritjen e simpatisë për fashizmin për shkak të një marshimi në mbështetje të presidentit amerikan Donald Trump në qendër të Zagrebit në fund të shkurtit, i organizuar nga Partia Autoktone Kroate e të Drejtave.

Të djathtët mbanin në dorë flamuj ustashë dhe flamurin e Partisë neo-naziste Kombëtare Demokratike të Gjermanisë, NPD, duke bërë që të kritikoheshin nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Zagreb.

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehur gjithashtu në një raport të publikuar të premten rritjen e nacionalizmit dhe mungesës së tolerancës ndaj serbëve dhe romëve në Kroaci, si edhe rritjen e incidenteve të nostalgjisë ustashe dhe antisemitizmit.

Në raportin e saj vjetor të martën, Këshilli Kombëtar Serb, një OJQ që përfaqëson interesat e serbëve të Kroacisë, theksoi gjithashtu një rritje të gjuhës së urrejtjes, mungesës së tolerancës dhe kërcënimeve ndaj serbëve, shpesh të lidhura me nostalgjinë ustashe.

Në raportin e vendit të vitit 2016 të kryer nga Amnesty International, i bërë publik në shkurt, grupi i të drejtave fajësoi ish-qeverinë e qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri Timohir Oreskoviç për atë që ajo pohoi se ishte një rritje e gjuhës së urrejtjes ndaj serbëve.

Në intervistën e saj me RTL, Grabar Kitaroviç u pyet gjithashtu për një pllakadë me sloganin «Za dom spremni» («Gati për atdhe») që u vendos nga veteranët kroatë të luftës së viteve 1990 në komunën e Jasenovacit, pranë vendit të kampit më të madh të përqendrimit ustash.

Veteranët e Forcave Kroate të Mbrojtjes ia kushtuan pllakadën 11 prej shokëve të tyre të rënë. Ajo përmban stemën e tyre zyrtare të armëve, që ka sloganin në të – një lëvizje që u pa si një ofendim ndaj viktimave të kampit.

«Mendoj se qeveria nuk duhet të kërkojë heqjen e pllakadës ustashe në Jasenovac; një temë shumë më e rëndësishme është dhuna dhe bullizmi ndaj grave», tha Grabar Kitaroviç.

«Kjo është një pllakadë që s’është e fokusuar në atë që po ndodhte në Jasenovac gjatë Luftës së Dytë Botërore, por një pllakadë e vendosur për 11 të rinj. Mesazhi nuk është një mesazh fashist, por një nderim për këta 11 të rinj», shtoi ajo.

Ajo theksoi se ishte logoja zyrtare e shoqatës së veteranëve të Forcave Kroate të Mbrojtjes.

Pllakada ishte ajo që nxiti vendimin e qeverisë për të ngritur një Këshill për Trajtimin e Pasojave të Sundimit të Regjimeve Jodemokratike për të bërë rekomandime mbi si të trajtohet trashëgimia e ustashëve dhe komunistëve jugosllavë.

Megjithatë, deri më tani mbetet ende e paqartë se si do të punojë Këshilli apo se çfarë rekomandimesh mund të hartojë ai.

(https://www.reporter.al/presidentja-kroate-mohon-rritjen-e-mbeshtetjes-per-fashizmin/)