Presidentja Jahjaga merr pjesë në ndarjen e çmimeve të Nismës Globale Clinton

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve të Nismës Globale Clinton, në të cilën morën pjesë një numër i madh liderësh botërorë të sektorit publik dhe privat, ka njoftuar departamenti i informacionit dhe komunikimit publik i presidencës.




Në takimin e «Clinton Global Initiative» kanë marrë pjesë shumë liderë shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror që kanë diskutuar mbi sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bërë ndryshime pozitive sociale.

Presidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative në vitin 2014.