«Presidentja e Kosovës flet për çfarë do ajo» – Një intervistë zhgënjyese në ZDF

As për luftën, as për ndihmat miliardëshe. Në emisionin «Morgenmagazin» të televizionit të dytë publik gjerman ZDF, Atifete Jahjaga preferon të flasë për artistët dhe futbollin. «Çdo përpjekje për ta ndërprerë është e kotë», raporton «Die Welt».

«Kush mund ta dijë më mirë se Presidentja se çfarë i shtynë qytetarët e Kosovës të emigrojnë?» – pyet media, e cila ka mësuar se Presidentja prej disa javësh po udhëton nëpër Kosovë për ta sqaruar popullatën për perspektivat që ka.

Presidentja Jahjaga të premten në mëngjes ishte në lidhje direkte për një intervistë nga televizioni gjerman ZDF. Në pyetjen për motivet e emigrimit masiv të qytetarëve të saj, media merr këtë përgjigje: «Në fakt, që nga mbarimi i luftës Kosova ka shënuar përparime të mëdha». Për pak kohë – ironizon portali – shihet që Presidentja nuk është e gatshme për një bisedë me pyetje e përgjigje. Ajo, vërenë raporti, flet për çfarë dëshiron vet dhe është e vështirë t’i biesh në fije ligjëratës së saj.

Të rinjtë kanë ndjenjën e stagnacionit, ka thënë ajo. «Në një vend kaq të ri, kaq të gjallëruar, kaq të pasionuar ka shumë padurim. Sidomos kur përreth ka shumë shembuj shkollarësh, këngëtarësh dhe futbollistësh të suksesshëm», citohet Jahjaga.

Në raportin që i prinë bisedës me Presidenten thuhet se deri më tani 50’000 deri 80’000 veta nga Kosova kanë kërkuar azil në Europën qëndrore. Dhe arsyeja kryesore për këtë është varfëria. Papunësia shkon në 45 për qind, kurse investitorët e jashtëm janë të rezervuar për shkak të gjendjes në sistemin e drejtësisë dhe korrupsionit që mbretëron në vend.

Gazetarja e emisionit është përpjekur të ndërhyjë dhe të shtrojë pyetje kritike, trasmeton raporti, por zonja Jahjaga nuk ndalon. Ajo ka vazhduar të flasë në mënyrë të pakuptueshme për arsyet ndërkombëtare dhe kombëtare të stuatës së vështirë në vend. Siapas Presidentes, mundgojnë investitorët dhe ka implikime kriminale. Ka edhe përpjekje për t’i ndaluar këto veprime. «Po». Nuk ka gjasa të ndërhysh, «Jahjaga vazhdon e palëkundur», pohon media.

Më në fund, pas shtatë përpjekjesh, Presidentja lejon një ndërhyrje. Gazetarja dëshiron të dijë se ku kanë shkuar ndihmat miliardëshe të UE-së që nga viti 1999. «Saktë» – thotë Presidetja – dhe vazhdon në avazin e saj: «prej 16 vitesh Kosova e ka kaluar situatën e tmerrshme të luftës me konseguenca dramatike». Çështjet tjera që tematizon eminsioni janë liberalizimi i vizave, proceset e zhvillimit të vendit, shanset e munguara, liria e lëvizjes. Flitet për të rinjtë në Spanjë dhe Poloni, migrimin ilegal – përmbledh shkurt raporti.

Në fund, pas gjashtë minutash e gjysëm durim, moderatores Anja Heyde nuk i mbetet tjetër, pos të falënderohet. Kurse Presidentja vazhdon të flasë më tutje, deri sa fiket sinjali. «Se për çfarë, nuk merret vesh», përfundon raporti. ks