Presidentëve të rruzullit tokësor

Foto: Shutterstock



Në emër të njerëzimit dhe brezave

I ftojmë shtetet ngritur në të Djeshmen

Në tryezë bisedimi.

Si ndërrues të binarëve të trenave,

Ku piqet rruga e Djeshme dhe e Nesërme,

Me gjak të ftohtë sillemi ndaj ndërrimit

Të shteteve

Të ngritur shkencërisht prej njerëzimit.

 

Shqipëroi: Dritëro Agolli