Preshevarët ua lëshojnë shtëpitë refugjatëve




Para qendrës së pranimit në Preshevë sonte në radhë po presin 4000 refugjatë e shiu që po bie pa pushim, gjatë gjithë ditës dhe natën, e ngrit edhe më shumë tensionin në mesin e migrantëve. Kohë pas kohe dëgjohen një zhurmë e madhe ndërmjet e tyre e madje edhe debate të zjarrta, njofton tajnug, transmeton Koha.net.

 

Polica është e pranishme para Qendrës për pranim dhe e mban situatën në kontroll

Banorët e Preshevës, grave me fëmijë të vegjë ua kanë lënë në dispozicion shtëpitë e ndërtuara por ende të pakryera për t’i strehuar nga shiu dhe të ftohtit.