Premtimi në shkallë, vota në ballë

Dosja «Pronto» këtë javë flet për raportin special për zhvillimet në Kosovë të përgatitur nga agjenti John K. Doe për DCI Mayweather.




Në raport, agjenti Doe thotë se konteksti për këtë raport është tashmë i njohur, dhe vetëm ka shtuar se së fundi, në përpjekjet opozitare për të detyruar largimin e Qeverisë janë përdorur jo vetëm vezët, por edhe filikaqat dhe uji, ndërsa gjithçka është ngritur në një nivel të ri me përdorimin e gazit lotsjellës, i cili, siç edhe mund ta merrni me mend, është prodhuar enkas për këtë rast, sepse ka shkaktuar përlotjen vetëm të eksponentëve të pozitës dhe përkrahësve të saj ndërkombëtarë.

«Asnjë nga eksponentët e opozitës, e as gazetarët e pranishëm në sallë, nuk janë ndikuar nga tymi lotsjellës, edhe pse nuk përjashtojmë mundësinë se mund të ketë pasur raste të tilla, por që nuk janë raportuar fare në publik», ka thënë Doe në raportin e tij.