Premtimet e rrejshme të Mustafës e Thaçit për bujqësinë

Milionat e premtuar në fushatën zgjedhore për investime në bujqësi nga të dy partitë që gjenden në pushtet, PDK dhe LDK, nuk do të përmbushen gjatë mandatit qeverisës, katërvjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo bëhet e ditur nga vlerësimet që janë dhënë nga Ministria e Financave për buxhetin e ndarë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për dy vitet e ardhshme. Sipas njohësve të kësaj fushe, vlera më e lartë e investimeve në këtë fushë, në bazë të planifikimeve buxhetore, pritet të jetë rreth 210 milionë euro. Premtimet kanë qenë 1.2 miliardë euro nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, respektivisht 500 milionë nga partneri i tij në Qeveri, Hashim Thaçi.