Premitë e sigurimeve shëndetësore shtrenjtohen në 11 kantone

Të siguruarir duhet të bëhen gati për premi më të larta. Ndërkaq rritja maksimale e çmimit do të jetë 48 franga.

Nga 1996-ta, kur është bërë i oblguar sigurimi shëndetësor, deri në 2013-tën në disa kantone janë paguar premi shumë të larta, në disa të tjera më të vogla. Sidomos në krahaim me mbulimin që kanë ofruar. Ideja është që kjo diferencë në premi të barazohet në vitet 2015 deri 2017. Kështu ka njoftuar Enti Federal për Shëndetësinë. Për këtë arsye, në 2016-tën të siguruarit në njëmbëdhjetë kantone do të konfrontohen me një shtrenjtim të premive të sigurimeve shëndetësore. Dhe rritja e çmimit nuk do të shkojë më shumë se 48 franga. Çfarë faturash do të marrin të siguruarit në kantonet që kanë paguar premi të larta, mbetet të shihet në shkurt të 2016-tës.

Sipas Entit Federal për Shëndetësinë, në kantonet Bernë, Uri, Obwalden, Nidwalden, Glarus, Solothurn, Baselland, Schaffhausen, Appenzell-Ausserrhoden dhe Jura ngritjet e premive do të shkojnë në 48 franga. Ndërsa në kantonin e Lucernës – 18 franga. Nga këto tarifa do të rezultojë një shumë prej 100 milionë frangave. Shtrejtimi i premive të sigurimeve shëndetësore nuk e kalon shumën e rimbursimit vjetor të taksës për vozitje. Kjo në vitin e ardhshëm shkon në 62,40 franga, transmeton Tages Anzeiger. Ndërsa rritja e premive të sigurimeve shëndetësore do të definohet qartë në polisën e sigurimit.

Me shtrenjtimin e premive të sigurimeve shëndetësore fiancohen edhe shumat të cilat i marrin të siguruarit në kantonet ku në të kaluarën janë paguar premi të larta. Shumat e zbritjes së premive dhe ato të rimbursimit do të bëhen të njohura në shkurt të 2016-tës. Përndryshe, shtrenjtimi i premisë do të vlejë edhe për personat që përfitojnë nga subvencionimi i premisë së sigurimit shëndetësor. ks