Pranvera dhe vajza

Foto: Shutterstock



Në kërcellin e saj të ngrohtë përkundet
Stina e pasigurt
Poshtë
Një dëshirë e madhe për udhë
Vlon nëpër zorrët e ngrira të liqenit
Atje sipër gjuetira pasqyrimesh
Bregu i fal dorashka myshku bardhësisë tënde
Drita pi dritë në gojën tënde
Trupi të hapet si një vështrim
Siç i hapet lulja diellit të një vështrimi
Hapesh ti
Bukuri.
Mjafton një përplasje qerpikësh
Gjithçka vithiset në një sy pafund
Mjafton një përplasje qerpikësh
Gjithçka rishfaqet po në ata sy
Shkëlqen bota
Ti vezullon nëpër ujë e dritë
Je maska e bukur e ditës.

Përktheu: Mira Meksi