Pranga në sy të fëmijëve

Komisioni Kombëtar për Mbrojtjen nga Tortura kritikon prangosjen e prindërve në sy të fëmijëve në raste të largimit të dhunshëm nga Zvicra. Raporton Tages Anzeiger.

Nga maji i 2014-tës deri në prill të 2015-tës Zvicra ka organizuar 41 fluturime speciale për largim të dhunshëm të refugjatëve, njofton media. Dhe në këto fluturime përfaqësues të Komisionit Kombëtar për Mbrojtjen nga Tortura janë pothuajse gjithmonë prezent, nga 2012-ta. Në raportin e tij, Komisioni punën e autoriteteve në përgjithësi e vlerëson si korrekte.

Megjithatë, në raste të caktuara, ai ka vërejtur sjellje joadekuate të autoriteteve me refugjatët të cilët janë larguar dhunshëm nga Zvicra. Në dy raste, dokumenton raporti i Komisionit, prindërve u janë vënë pranga në sy të fëmijëve. Në njërin rast, personi – bashkë me familjen – ishin sjellë deri në aeroportin e Gjenevës të lirë. Vetëm gjatë përgatitjeve për fluturim, pa ndonjë paralajmërim dhe pa ndonjë shenjë rezistence, burrit i ishin vënë prangat, me ç’rast ai kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dashur trajtim mjekësor. Rasti tjetër i dokumentuar flet për lidhje të ashtuquajtura të pjesëshme të një burri të dobët dhe gjysëm të paralizuar, i cili gjithashtu ishte sjellë urtë.

Komisioni ka rekomanduar një regjim më pak skematik të lidhjeve të të përzënëve. Lidhjet e plota, sipas raportit bëhen vetëm në raste të rezistencës së të përzënit. Personi atëherë nuk mund të ecë vetë. Lidhja e pjesshme nënkupton lidhjen e duarve.

Një rast në Aeroportin e Cyrihut kishte tërhequr gjithashtu vëmendjen e Komisionit. Një grua me probleme koronare të zemrës që ishte sjellë gjithashtu urtë, ishte lidhur plotësisht. Policia, thuhet, nuk kishte qenë e informuar për problemet shëndetësore të gruas. Raporti gjithashtu ka konstatuar një mungesë të transferit të informacioneve mbi shëndetin e të përzënëve nga mjekët kantonal dhe ata të qendrave të refugjatëve te personeli përcjellës i të larguarve. Komisioni nuk e kupton përse njerëz me probleme shëndetësore largohen fare. Një person, të cilit shkurt përpara se të largohej i qe vendosur një stendë në enët e gjakut, duhej të zbriste nga avioni…

Komisioni e ka vlerësuar pozitivisht faktin që prej pak muajsh është përpiluar një listë kontraindikacionesh, mbi bazën e të cilave shqyrtohet aftësia e personave për të fluturuar. Për më tepër, Komisioni e ka kritikuar edhe sulmin e dhunshëm në pesë raste të qelisë së të përzënit për t’i sjellë ata në Aeroport të Cyrihut. Kjo, sipas Komisionit, lëgjirohet vetëm në raste të rralla.

Fluturimet speciale janë një mënyrë e kthimit të të huajve që nuk u pranohet azili në Zvicër, dhe këto udhëtime shoqërohen me policë. Lidhur me metodat e largimit të rasteve të refuzuara të azilit ka reaguar edhe Ndihma Zvicerane për Refugjatë (SFH). Sipas saj, Zvicra është e njohur për metodat e prera të largimit, në krahasim me vendet e tjera. Për të mos e rreziuar aksionin, Zvicra, sipas saj, më mirë parapëlqenë mjete të detyrueshme. Realisht duhej të ndodhte e kundërta: masat e detyrueshme të përdoreshin kur të kishte arsye të detyrueshme për to. ks

Foto: Nagip ISMAILI - NAGI