Pra, Oliver Stone e paska zbërthyer misterin e bukuroshit Putin?

Me fotografitë e pashembullta të maços me gjoksin lakuriq në kalë dhe si gjuetar tigrash, dokumentari «Putin Interviews» vazhdon ta fabrikojë carin modern, shkruan Mary Dejevsky në «Guardian»

Vladimir Putin. Foto: Shutterstock



Pse sillet kështu? Pse Vladimir Putini fotografohet me gjoksin lakuriq mbi kalë, del në gjueti të tigrit siberian, zhytet për kërkimin e artefakteve antike (të paravendosura), të pozojë si bukurosh edhe në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, ose fotografohet në skijim dhe duke luajtur hokej?

Duhen goxha shumë për ta trimëruar dikë që t’ia dorëzojë veten fotografëve, sidomos dikujt që gëzon nam të madh në skenën ndërkombëtare dhe që frymëzon kundërpërgjigje konfliktuoze si puna e Putinit.

Por dokumentari në katër pjesë, «The Putin Interviews», që emetohet javën e ardhshme në Britaninë e Madhe, tashmë ka nisur të jetë temë e kritikëve dhe ekspertëve rusë në dy qasje krejtësisht të ndryshme. Në vend se vetë Putini të flasë për veten, vlerësojnë ata, Stone i imponon vlerësimin e tij përgjithësisht pozitiv. Njëherësh, thonë ata, përjetëson shumë paragjykime të vjetra uestern për Rusinë. Shumëkush shtron shumë dilema – dhe pavarësisht prej qasjes së privilegjuar – pakkush shpjegon pse.

Mbase edhe duhet thënë se kemi parë shumë më pak prej Putinit maçomen sa jemi mësuar ta shohim. Kali dhe tigri, si dhe zhytja thellë në det janë zhvendosur në hokej dhe skijim. Rusët ka shumë më shumë mundësi ta shohin në tavolinën e punës ose duke qëndruar në podium me petkun presidencial me kostum dhe kollare se sa ta shohin me gjoksin zbuluar dukë kalëruar.

Ia vlen gjithashtu të theksohet se ai vazhdon të mbetet – dhe pse jo? – entuziast sportesh, siç ka ndodhur prej kohës kur i shihte artet marciale si mbrojtje prej sharjeve rinore kur ishte nxënës i kequshqyer dhe i dobët në Leningradin e pasluftës (tani Shën Petërsburg). Thuhet se për ta ruajtur regjimin e fitnesit, Putin përfshin notin e përditshëm dhe palestrën.

Dhe derisa i shohim sekuencat me makinë në dokumentarin e Stonet, Putinit i pëlqen fort vozitja. Një udhëtim veror duke përuruar autostradën e parë transruse para disa vitesh ishte shumë më qesharak pasi reporterët zbuluan se nuk kishte vozitur gjatë gjithë rrugës dhe se kishte një kolonë makinash prapa, dhe se nuk ishte vetëm. Por Putini në timonin e «Lada Kalinas» së verdhë – duke i bërë fushatë njëherësh prodhimit rus – nuk është diçka që kaloi pa bujë. Dhe derisa e shihni si e mban timonin, e kuptoni se po kënaqet.

Megjithatë, entuziazmi personal është i rëndësishëm. Por tjetër punë janë kalendarët me poza bukroshi dhe të gjuetisë së tigrit. Një shpjegim i pjesshëm formësuar në fillim të viteve dymijë kur Putini u zgjodh për herë të parë president, ishte i një përpjekjeje të vetëdijshme për të tërhequr kontrast me të kaluarën. Pas disa vitesh të rënies së ngadalshme të Boris Yeltsinit dhe, më parë me pararendësit dinakë prej Brezhnevit, Andropovit dhe Chermenkos, që të gjithë vidiqën në detyrë, dhe ja tani na shfaqet një president riosh, muskuloz dhe i shëndetshëm për një Rusi të re, të shëndetshme dhe muzkuloze.

Një tjetër pjesë e shpjegimit mund të jetë përpjekja për të kënaqur turmën – i ashtuquajturi kompleksi i carit. Është punë e thjeshtë, por jo krejt e gabuar, për të argumentuar se rusët – së paku jashtë qendrave më kozmopolitane presin që lideri i tyre të duket dhe të sillen si lider që meriton respektin e tyre. Kalërimi me gjoksin lakuriq projekton se imazhi i fuqisë është komplimentar me Putinin ceremonial në raste solemne.

Por a mos në këtë qasje ka edhe elemente të kompensimit të tepruar? Mbase Putini nuk është as i gjatë e as shpatullgjerë; ka vendosur që shtatin e vogël si fëmijë ta shfaqë si të burrit të pjekur. Fizikisht, nuk mund të ishte më ndryshe nga Yeltsini trupmadh. Sporti mbase ia kompenson atë që mund t’i duket si mungesë e pamjes fizike. Dhe ai Putin krenohet me fizikun e tij. Dhe mbase është e qartë se kësaj çështje, saqë Stone e shfaq edhe mendimin e tij për homoseksualitetin. A do të bënte Putini dush pranë një ushtari homoseksual? «Paj, nuk preferoj të shkoj në dush me të. Pse ta provokoj? Por ju e dini, jam mjeshtër i xhudos», i përgjigjet Putini.

Por mbase këtu do të hynte në punë edhe fusnota. Stone ka kryer xhirimet para se të dilnin në sipërfaqe spekulimet e fundit për shëndetin e Putinit nëpër mediet më të mëdha ruse. Gazeta «Komsomolskaya Pravda» publikoi muajin e kaluar një shkrim se mund të mos ketë pasur precedent as në kohën ruse e as sovjetike, duke iu referuar thashethemeve për shëndetin e presidentit dhe për një listë të pasuesve të mundshëm presidencialë.

Dokumentari nxjerr përfundimin, me mençuri padyshim, që e shfaq Putinin në gjendjen më të mirë. Mbase është shenjë për tipare të reja fizike, të filmuara për televizion dhe për t’u shfaqur nëpër revista që përdorin lustrën. A mund të ndodh që së shpejti të na kthehet Putini me gjoksin lakuriq duke kalëruar një tigër gjuetie?