Pozita e opozita përplasen për raportimin mbi Marrëveshjet

Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka kërkuar në emër të kryeministrit Isa Mustafa, që pika në të cilën ai do të raportonte për Marrëveshjet në Bruksel, të shtyhet.




«Ne si grup parlamentar kërkojmë që parlamenti të vendosë për këtë kërkesë. Ne propozojmë që kjo të shtyhet për datën 22 shtator, për orën 11:00», ka thënë Beqiri.

Grupi parlametar i PDK-së e ka përkrahur këtë shtyrje.

Haradinaj, kjo nënkupton që diçka është ka fshihet.

«Ai është në këtë ndërtesë. Ne e pamë atë dhe kolegë të tjerë, por kjo ikje e tij sot nuk po lë shije të mirë», ka thënë ai.

«Ne kemi ngritur alarmin që Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive, por ndodhi akoma më keq. Asociacioni do të ketë kompetenca vendimmarrëse», ka thënë Haradinaj, i cili i ka kërkuar kryeministrit Isa Mustafa që ta tërheq nënshkrimin nga marrëveshja, në mënyrë që siç ka thënë ai të kthehet normaliteti në Kuvend dhe

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, e ka quajtur të palogjikshme sjelljen e kryeministrit Mustafa.
«Vet ka kërkuar debat për ‘Zajednicën’, e vet po shmanget, sepse nuk e ka këtu Hashim Thaçin. Isa Mustafa po thotë se nuk mund të vijë në këtu sepse nuk e ka këtu zëvendësin e tij, dhe kjo është jologjike», ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se opozita do ta pamundësojë vazhdimin e seancës, nëse Mustafa nuk vjen në të për të raportuar.

E të njëjtës linjë ka qenë edhe Nisma për Kosovën.