«Po’t shoh» ndriçon sjelljet e këqija në hapësirë publike

Me një ceremoni solemne, është bërë hapja e veprës publike të artistit Leutrim Fishekqiu, e cila është krijuar në kuadër të projektit Culture for All (Kulturë për të gjithë).

«Po t’shoh» është skulpturë e cila përmes metaforës me kamera synon vetëdijesimin lidhur me veprimet dhe sjelljet tona në publik. Të prirë për t’u sjellë në mënyrë «të duhur» kur të tjerët na shohin, kamerat paraqesin vëmendjen e jashtme si shkak që ndryshon sjelljen tonë në momente kur vëzhgohemi nga të tjerët.

«Po T’shoh» është vepër e artit urgjent i cili nuk ka për qëllim që të incizojë e të cenojë në privatësinë e njerëzve. Kamerat e vendosura në skulpturë do ta ndriçojnë hapësirën vetëm atëherë kur do të ketë lëvizje në afërsi të skulpturës.

Të jemi të vetëdijshëm për hapësirat tona publike dhe të kujdesemi për to edhe atëherë kur nuk na sheh askush – është mesazhi të cilin e përcjellë autori përmes kësaj skulpture provokuese.

Të ftuar në cilësi të folësit ishin: Nijazi Kryeziu, Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor , drejtoresha komunale në Prizren, Lila Skarveli, Udhëheqëse e projektit- Culture For All, Leutrim Fishekqiu, artist.

Leutrim Fishekqiu tha se kjo vepër nuk është dekor për ta zbukuruar këtë hapësirë sepse ironikisht siç po e shihni ajo vetë është e bukur.
«Ideja e skulpturës është të provokojë e të vetëdijesoë sepse shoqëria jonë ende ka nevojë për vetëdijesim sa i përket mbrojtjes së natyrës. Mos të harrojmë se natyra nuk ka nevojë për ne por ne kemi nevojë për të. Po shpresoj që kjo skulpturë do të qëndrojë sa më pak në këtë hapësirë jo pse dua që të vidhet apo të shitet për hekur por se ne do të vetëdijesohemi që ta pastrojmë dhe ta kthejmë në gjendjen e mëparshme, potencoi artisti», ka thënë ai.

Leutrim Fishekqiu (1987, Prizren) është autor i disa veprave artistike në hapësira publike në Prizren. Është themelues i SculpFest – Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës dhe Autostrada Biennale -Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor.

Ky projekt i tij është pjesë e fazës së dytë e projektit «Culture for all», e financuar nga Zyra e BE-së – me qëllim të inkurajimit të ndërhyrjeve të cilësisë artistike në mjediset urbane. Projekti është përkrahur edhe nga komuna e Prizrenit, ndërsa është implementuar nga Alarm Design Studio.

faza e dytë e financuar nga Zyra e BE’së – me qëllim të inkurajimit të ndërhyrjeve të cilësisë artistike në mjediset urbane. Projekti është përkrahur edhe nga komuna e Prizrenit, ndërsa është implementuar nga Alarm Design Studio.