Portretizimi i guximshëm i heroinës pakistaneze

Tetëdhjetë e shtatë minuta me 18-vjeçaren, laureaten e çmimit «Nobel» për paqe, Malala Yousafzai, janë kohë e shpenzuar mirë.




E ajo është meritore për «He Named Me Malala», një portretizim i guximshëm dhe i zgjuar i adoleshentes pakistaneze, e cila ka sfiduar talebanët dhe jetoi që më pas historinë e saj ta ndajë me të tjerët, shkruan sot «Koha Ditore».

Por duke qenë se është e vështirë të ndiesh diçka tjetër, përveç respektit për këtë figurë inspiruese, e cila është bërë heroinë e miliona grave si formë e mbrojtjes për të drejtën e shkollimit në mbarë botën, s’është e lehtë të mos ndjesh dëshirën që regjisori Davis Guggenheim t’i ishte afruar më shumë Yousafzait dhe të shprehte më shumë gatishmëri që të gërmonte librin e saj nën sipërfaqe.

Megjithatë, si një temë ndërkombëtare e njohur për ngrohtësinë, inteligjencën dhe egërsinë njerëzore, mund të rrezatojë në ekran si një prej dokumentarëve të cilësisë më të mirë të kohëve të fundit.

Gjëja e parë që mund të vëresh në këtë pjesë shoqëruese të «I Am Malala», librit të vitit 2013, të cilin Yousafzai e shkroi bashkë me Christina Lambin, është konstrukti misterioz i titullit – i cili e bën babanë e Malalas, Ziauddinin, si një figurë të rëndësisë së përafërt me të.