Portret i shqiptarit

Lustraxhinj në Gjakovë, viti 1934. Foto: Karl König (Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Austrisë)



(sipas përshkrimeve më të reja)

Nuk ka trup ilir

As ecje teatrore

S`i thonë shkrimet e moçme

Pushka e gjatë mbi sup

S`i bën hije rrugës

Nga mendim-veprim i shpejtë

Po zbrapset po struket

I lakmon kalorit pajon

Harklakuar heshtëgjatë

Ushqehet me ëndrra ujore

Ushtron artin e lakimit të kurrizit

Minj qiellorë i reshin mbi kokë

Si në kohë autariatësh

S`mund t`i trembë

As me zjarrin e lashtë të vatrës

S`është e vërtetë

Se ka trup ilir

Dhe ecje teatrore

Se pushka e gjatë mbi sup

I bën hije rrugës

Se e shquan mendim-veprim i shpejtë