Portokallja në lëkurë të gjelbër

Foto: Shutterstock



Kur vjeshta qaset
Pëlqej aromën e cipës së portokalles
Ende e gjelbër, në dorën e time pas zhvoshkjes
Vazhdon të mbajë erë.

Oh! Tuli i verdhë është i ëmbël
Dhe cipa nuk nxiton të bëhet,
Hidhësia çahet në hundë
Si një valë me parfum.

Në rininë time, me leje
Kthehesha nga shumë larg
Si vjeshta që qasej
E çmendur me dashurinë e parë.

Dora ime ish e etur
Mes mijëra milje malli dashurie
Për kënaqësinë e zhveshjes
Së portokalles cipëjeshile.