Popoviq kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë serbe për Asociacionin shqiptar në Preshevë




Kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP) Nenad Popoviq, ka thënë sot se Qeveria e Serbisë duhet të mbajë urgjentisht një takim dhe t’i dërgojë porosi serbëve dhe shqiptarëve se prioritet i shtetit është ruajtja e integritetit, sikurse edhe garantimi i kushteve për zhvillim ekonomik dhe bashkëjetesë të qetë mes serbëve dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Duke reaguar në lidhje me formimin e asociacionit të komunave shqiptare në Luginë, Popoviq ka thënë se qeveria serbe duhet të çrrënjos çdo tentim për separatizëm në Serbi përmes mjeteve politike e ligjore.

“Edhe njëherë kërkojmë reagimin e shpejtë dhe vendimtar nga autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë dhe dënimin e këtij akti destabilizues ndaj shtetit të Serbisë që edhe shkel Kushtetutën e saj”, ka theksuar më tej Popoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka kërkuar që të mos injorohet kjo çështje, ndërsa ka thënë se duhet të konsiderohet me vëmendjen dhe seriozitetin më të madh.