Parlamentarja e SP-së kalon emigrantë ilegalisht në kufi

Një deputete e Partisë Socialdemokrate në Tesinë ka kaluar emigrantë minorenë afrikanë nga Italia në Zvicër. Sot në mëngjes ajo u arrestua.

Kalimi kufitar - Ponte Tresa - midis Italisë dhe Zvicrës. Foto: elesi / Shutterstock.com

Një deputete tesineze të enjten në menjgjes është arrestuar në Stabio të Tesinës, sepse kalonte emigrantë në kufi. Kështu e transmeton «20 Minuten» prokurorinë e Tesinës. E burgosura është Lisa Bosia Mirra nga Partia Socialdemokrate, ka njoftuar «tio.ch». Bosia Mirra, për ndryshe, njihet si themeluese e organizatës tesinase për përkrahjen e refugjatëve «Firdaus».

Politikanja 43-vjeçare nga Mendrisiotto ishte në timonin e një veture me targa të Tesinës. Pas saj vinte një furgon me targa të Bernës, ku qëndronte një 53-vjeçar zviceran nga kantoni i Bernës. Sipas prokurorisë, në këtë automjet janë gjendur katër emigrantë minorenë nga Afrika. Pasi veturat e kishin kaluar kufirin zviceran ato janë ndaluar në San Pietro di Stabio nga rojat e kufirit, me çrast janë arrestuar Bosia Mirra dhe 53-vjeçari nga Berna.

Kundër dy të ndaluarve momentalish janë duke u kryer hetime, në të cilat janë të përfshirë Policia Kantonale e Tesinës, rojat e kufirit dhe Fedpoli. Politikanja dhe shoqëruesi i saj akuzohen për përkrahje të hyrjeve ilegale në Zvicër. ks