Biznesmeni dhe politikani zviceran nga Maqedonia akuzohet për shpërlarje parash

Sipas akuzës, drejtori i një agjencioni turistik nga Kloteni ka transportuar mbi dy milionë franga para droge në Maqedoni. Gjyqin e kaloi me një dënim me kusht prej dy vite heqje lirie.

Foto: Lisa S. / Shutterstock.com

57 vjeçari nga Maqedonia në Zvicër ka ardhur në vititn 1980 si stinor, ku fillimisht ka punuar si bojaxhi, ndërsa më pas themeloi një agjencion turistik në Kloten. Ai organizonte fluturime për bashkëatëdhetarët e tij në vendlindje dhe ofronte edhe shërbime të transferit të parave. Më pas, ai jo vetëm që e fitoi shtëtësinë e Zvicrës, por edhe hyri në politikë, duke u bërë kandidat për diasporën i një partie nga Maqedonia. Kështu e prezenton më 21 qershor 2016 «Zürcher Unterländer» atë gjithë kohës në mënyrë anonime.

Policia zvicerane duke hetuar më 2014 një grup trafiku heroine nga Wallisellen ra në gjurmët e drejtorit të agjencionit turistik. Burgosja e tij në Balkan kishte shkaktuar jehonë në mediat e Maqedonisë, ata nuk paskëshin pritur që ai përveç drogës të jetë marrë edhe me shpërlarje parash. I akuzuari u ekstradua në Cyrih dhe duhej të përgjigjej për të dyja – tregtimin e rreth një kilogram heroine dhe shpërlarje parash.

Prokurori – thotë raporti i medies zvicerane – kishte përllogaritur që i akuzuari nga tetori i 2013-tës deri në shtator 2014 kishte transportuar mbi 2,3 milionë franga nga aeroporti i Cyrihut për në Maqedoni, përmes pasagjerëve apo edhe vetë. Paratë në Maqedoni i ka pranuar nipi i tij në Gostivar. Sipas akuzës, këto para vijnë nga tregtia me drogë, në të cilin biznes i akuzuari përzihej herë pas here edhe vetë. Prokuroria është shprehur për një rast të rëndë dhe ka kërkuar dënim me heqje lirie prej pesë vitesh.

I akuzuari e ka përshkruar veten si një njeri solidar që nuk kishte lidhje me drogën. Kurse avokati i tij ka kërkuar lirimin e menjëhershëm për mungesë provash. Në disa raste shpërlarjen e parasë gjyqi e vlerësoi si të mbështetur. Por nuk ka mundur të provohet se ndërmarësi e ka ditur prejardhjen e parave të transferonte në të gjitha rastet.

Si përfundim, në vend të 2,3 milionë frangave, biznesmeni u akzua për shpërlarjen e 250’000 frangave të trafikantëve të drogës si të provuara; edhe dy ratet e trafikimit të heroinës nuk janë dëshmuar si trafiqe nga një kilogram, por nga 50 gram. E tëra çoi në një zbritje të dënimit në 24 muaj me kusht, duke përfshirë edhe 606 ditët që i akuzuari ndërkohë i ka kaluar në burg. Nuk do të ketë ndonjë dëmshpërblim as kompensim.

Gjyki ka urdhëruar fillimisht lëshimin pa vonesë nga burgu të të akuzuarit, ndërsa prokuroria e apoeloi vendimin menjëherë. Atëherë gjyqi vendosi vazhdimin e burgut të sigurisë, duke ia lënë hapat e tjerë Gjyqit të Lartë, i cili në ditët në vijim do të vendosë nëse i akzuari do të lihet i lirë apo do të qëndrojë në burg. ks