Politikani shqiptar në Zvicër – Blerim Bunjaku – ndërron partinë




Ai deri vonë ishte anëtar i kryesisë së Partisë Popullore Evangjeliste në Winterthur – EVP. Pas disa mospajtimesh të pashmangshme me të, Bunjaku kalon te socialdemokratët. Njofton «Der Landbote» në Winterthur.

Media kujton bujën që shkaktoi në të gjithë Zvicrën aplikacioni i Blerim Bunjakut për telefonat mobil, me të cilin mund të matje njohuritë për Zvicrën – «Einbürgerungs-Test-App». Në prenëverë Bunjaku ishte i pranishëm në opinion me fushatën e tij zgjedhore, ndërsa së fundmi ai ka tërhjekur vëmendjen e opinionit me daljen nga EVP-ja. Ai vazhdon të angazhohet politikisht: Atëdheu i ri politik i 37-vjeçarit shqiptar nga Kosova është bërë Partia Socialdemokrate e Zvicrës, kanë njoftuar dje të dy partitë e Bunjakut – e vjetra dhe e reja.

Lidhur me karrierën politike të Blerim Bunjakut, janë zhvilluar bisedime midis krerëve të EVP-së dhe SP-së, njofton media. Ai teoretikisht mund të zinte një vend në parlamentin kantonal; si anëtar i SP-së mund të trashëgonte vendin e EVP-së aty… Por Bunjaku e ka ndarë mendjen, ai nuk do të hyjë në këto kombinime. Momentalisht Blerim Bunjaku do të ruajë funksionin si mbikëqyrës shkollash i qarkut.

«SP-ja dhe EVP-ja kanë qëndrime të ngjashme për një shoqëri të drejtë dhe dhe sociale», e citon media Blerim Bunjakun në prononcimin e tij të parë lidhur me kalimin e tij në SP. Këndvështrimi i tij për gjërat ka hasur vazhdimisht në dilema për njerëz të caktuar në partinë e parë, trasmeton «Der Landote». Ndërkohë që Bunjaku është ndier gjithmonë i mbështetur nga shumica e kryesisë së kësaj partie. Ai shpreson në një mërkrahje akoma më të madhe te socialdemokratët.

Kryetaret e partive respektive kanë treguar mirëkuptim për kalimin e Bunjakut nga njëra parti te tjetra. Për EVP-në ka qenë e rëndësishme që të gjitha gjërat të diskutohen dhe sqarohen paraprakisht në mënyrë interne, citohet Barbara Günthard Fitze nga EVP-ja. Ndërsa Mattea Meyer e SP-së është shprehur e lumtur që partia e saj po fiton një njeri të ri dhe të angazhuar. Për të ka qenë e rëndësishem që kalimi nga njëra në tjerën parti të ndodhë në marrëveshje me EVP-në.

Përndryshe, Blerim Bunjaku është cituar kohët e fundit në media lidhur me rekrutimin e shqiptarëve në radhët e partive zvicerane. Ai citohet të jetë shprehur i indinjuar me atë se këta merren vetëm si furnizues votash për partitë zvicerane, dhe jo si kandidatë me shanse dhe përkrahje të mirëfilltë. ksAi deri vonë ishte anëtar i kryesisë së Partisë Popullore Evangjeliste në Winterthur – EVP. Pas disa mospajtimesh të pashmangshme me të, Bunjaku kalon te socialdemokratët. Njofton «Der Landbote» në Winterthur.

Media kujton bujën që shkaktoi në të gjithë Zvicrën aplikacioni i Blerim Bunjakut për telefonat mobil, me të cilin mund të matje njohuritë për Zvicrën – «Einbürgerungs-Test-App». Në prenëverë Bunjaku ishte i pranishëm në opinion me fushatën e tij zgjedhore, ndërsa së fundmi ai ka tërhjekur vëmendjen e opinionit me daljen nga EVP-ja. Ai vazhdon të angazhohet politikisht: Atëdheu i ri politik i 37-vjeçarit shqiptar nga Kosova është bërë Partia Socialdemokrate e Zvicrës, kanë njoftuar dje të dy partitë e Bunjakut – e vjetra dhe e reja.

Lidhur me karrierën politike të Blerim Bunjakut, janë zhvilluar bisedime midis krerëve të EVP-së dhe SP-së, njofton media. Ai teoretikisht mund të zinte një vend në parlamentin kantonal; si anëtar i SP-së mund të trashëgonte vendin e EVP-së aty… Por Bunjaku e ka ndarë mendjen, ai nuk do të hyjë në këto kombinime. Momentalisht Blerim Bunjaku do të ruajë funksionin si mbikëqyrës shkollash i qarkut.

«SP-ja dhe EVP-ja kanë qëndrime të ngjashme për një shoqëri të drejtë dhe dhe sociale», e citon media Blerim Bunjakun në prononcimin e tij të parë lidhur me kalimin e tij në SP. Këndvështrimi i tij për gjërat ka hasur vazhdimisht në dilema për njerëz të caktuar në partinë e parë, trasmeton «Der Landote». Ndërkohë që Bunjaku është ndier gjithmonë i mbështetur nga shumica e kryesisë së kësaj partie. Ai shpreson në një mërkrahje akoma më të madhe te socialdemokratët.

Kryetaret e partive respektive kanë treguar mirëkuptim për kalimin e Bunjakut nga njëra parti te tjetra. Për EVP-në ka qenë e rëndësishme që të gjitha gjërat të diskutohen dhe sqarohen paraprakisht në mënyrë interne, citohet Barbara Günthard Fitze nga EVP-ja. Ndërsa Mattea Meyer e SP-së është shprehur e lumtur që partia e saj po fiton një njeri të ri dhe të angazhuar. Për të ka qenë e rëndësishem që kalimi nga njëra në tjerën parti të ndodhë në marrëveshje me EVP-në.

Përndryshe, Blerim Bunjaku është cituar kohët e fundit në media lidhur me rekrutimin e shqiptarëve në radhët e partive zvicerane. Ai citohet të jetë shprehur i indinjuar me atë se këta merren vetëm si furnizues votash për partitë zvicerane, dhe jo si kandidatë me shanse dhe përkrahje të mirëfilltë. ks