Politikani i SVP-së në përkrahje të reperit të dëbuar shqiptar

Besko kishte kryer një numër të madh veprash penale. Për këtë edhe u dëbua nga Zvicra. Tani Lukas Reimann nga partia e djathtë populiste SVP sheh këtu një rast të diskutueshëm.

Ka dy javë nga dëbimi nga Zvicra për në Kosovë të reperit shqiptar Besko. Deliktet që i ngarkoheshin atij janë: dhunë, vjedhje dhe grabitje me armë. Për këto ai kishte vuajtur një dënim prej pesë vitesh dhe në fund e humbi edhe lejen e qëndrimit në Zvicër. Ai vetë e kishte ankimuar rastin deri në Gjykatën e Lartë, por pa sukses. Tani edicioni i lajmeve të televizionit publik, «Rundschau», zbulon që politikani i Partisë Popullore Zvicerane, SVP, Reimann Besko po e përkrah Beskon.

Ai e kritikon dëbimin e tij në vendlindjen e prindërve të tij. Për të ky «është një shans i humbur». Reperi, sipas tij, do të mund të ndikonte pozitivisht tek emigrantët e rinj në Zvicër. «Duhet peshuar mirë: Ai këtu na vyn më shumë se në Kosovë». Politikani madje ka reaguar me shkrim te shefi i Sekretariatit Shtetëror për Migracion. Ai vazhdon të jetë për një qëndrim të ashpër në dëbimin e të huajve kriminelë. Por çfarë, sipas tij, nëse ky përbën një rast të diskutueshëm?

Besko, emri i vërtetë i të cilit është Besijan Kacorraj, në burg filloi të merrej me rep, u pendua për veprat e tij dhe angazhohej në debate me të rinj për rrugëtimin e tij. «Ndodh rrallë që dikush ka një zhvillim të tillë», pohon psikistri Ramon Vettiger. Besko ka ndjekur terapi dhe mbaroi edhe një zanat. Ai u bë baba dhe që nga gjykimi i tij nuk ka kryer më asnjë faj. «Nuk ka kuptim që të investosh kaq shumë para në resocializimin e dikujt, për ta dëbuar pastaj», pohon psikiatri.

Fillimi i ri për Beskon në Kosovë nuk është i thjeshtë. «Është si një ankth, të trazohen ndjennjat», rrëfen ai vetë. Mometalisht ai banon në një hotel në Pejë, në veri të Kosovës, po kërkon punë dhe një banesë në kryeqytetin Prishtinë. Për më tepër, Besko planifikon ta ankimojë ndalim-udhëtimin në zonën Shengen, raporton «20 Minuten». «Nuk i mbaj mëri Zvicrës, përkundrazi i jam mirënjohës asaj, për atë që kam përjetuar në këto 31 vite», shprehet Besko. ks