Politika e azilit po e dominon fushatën zgjedhore në Zvicër

As marrëdhëniet me UE-në, as pasojat e frangës së fortë për ekonominë, as ndryshimet klimatike nuk janë tema të fushatës elektorale në Zvicër. Nën presionin e SVP-së, debatin e dominon tema e migracionit dhe azilit. Strategjia e kësaj partie mund të shpaguhet në zgjedhje, pohon Armando Mombelli.

Këtë strategji ofesnsive e njohim nga herat e tjera, e citon autori një profesor të Universitetit të Cyrihut. Zgjedhjet e përgjithshme mbahen me 18 tetor. Dhe SVP-së i ka shkuar përdore t’i zhvendosë në fokus temat e saja – të huajt dhe sidomos azilkërkuesit. Pikërisht në saje të këtyre, ajo ia doli në vitet e ’90-ta të etablohet si partia më e fortë në Zvicër. Edhe këtë vit zhvillimet ndnërkombëtare shkojnë në mullirin e SVP-së. Tema e migracionit dhe azilit e sundon debatin publik në të gjithë Europën. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti në vendet e UE-së dhe EFTA-s janë depozituar 335’000 aplikacione për azil dhe kjo i bie një rritje prej 68 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 11’800 prej tyre kanë ndodhur në Zvicrër, që përbëjnë 16 për qind më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë këto shifra janë shumë më të vogla se ato në vitin 1999, gjatë luftërave në ish Jugosllavi me 47’5000 aplikime për azil, e transmeton «Swissinfo» Mombellin.

Për SVP-në numri është i njëjtë. Ajo e akuzon ministren e drejtësisë dhe të punëve të brendeshme Simonetta Sommaruga se nuk i aplikon si duhet ligjet për të ndaluar kaosin e azilit. Ajo ka deponuar në parlament mocionin për një moratorium azili, me të cilin suspendohet ligji i azilit për një vit. Me këtë nuk ka as miratime azili, as pranime të përkohëshme, as viza humanitare, as kontingjente… Për implemnetimin e kësaj, SVP kërkon kontroll sistematik të kufinjve, qoftë edhe me ushtri. Sipas SVP-së, Zvicra duhet të tërhiqet nga Marrëveshja e Shengen/Dablininit si e padobishme. Njëkohësisht refuzohet ndryshimi i ligjit për azil, i cili parasheh një procedim të përshpejtuar të kërkesave të azilit dhe një centralizim të tij. SVP-ja, vazhdon autori, ka kërkuar nga seksionet kantonale dhe lokale të bërjnë rezistencë kundër ngritjes së qendrave të reja të azilit. Përgjegjësit e SVP-së në kantone dhe komuna ftohen që «në mënyrë sistematike në radhë të parë ta vendosin sigurinë dhe interesat e popullatës», citon ai. SVP-ja i është qepur sidomos ministres socialdemokrate, e cila e ka në dorë ministrinë e këtyre çështjeve – Sommaruga. Ajo e ka thënë vetë, citon autori: «Është një parti, e cila po bën fushatë me këtë temë», ajo e ka akuzuar SVP-në se krijon frikë me zhurmë. Dhe është shprehur që shumë njerëz nuk mërziten për 11’800 refugjatët, por për shkak të luftës në Siri dhe miliona refugjatëve të tjerë.

Sipas autorit, ofensiva e SVP-së ka zgjuar edhe vëmendjen e partive të tjera. Kryetari i FDP-së mendon që gjendja e jashtëzakonshme me refugjatët mund të zgjidhet vetëm me ngritjen e kampeve me mandatin e OKB-së në afërsi të vendeve në konflikt. Kurse ata që futen në Greqi dhe Itali duhet këthyer nëpër kampe. Megjithatë, tonin fushatës ia jep SVP-ja dhe të gjitha partitë e tjara vetëm reagojnë pas saj. Dy mundnësi ka për partitë e tjera, e transmeton autori politologun e Cyrihut. Epara, që partitë e qendrës së djathtë ta imitojnë atë…, por ato ndoshta nuk mund ta luajnë aq mirë këtë rol. E dyta – një diskurs konstruktiv për demontimin e ofensivës dhe një debat më pak emocional. Por, «kur përpiqesh të sqarohesh, atëherë ke humbur», shprehet ai. Megjithatë ai është për të dytën. Sipas tij, duhet sqaruar se situata është e vështirë, por se nuk ka kaos. Më tej ajo duhet të mundohet ta mbyllë këtë kapitull dhe të kaloë në tema të tjera si energjia. ks